Ministria e Financave ka ndaluar dy kompani financiare të japin kredi të shpejta për një periudhë prej 30 ditësh, pasi gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme janë konstatuar parregullsi në veprimtarinë e tyre.
Krahas ndalimit të përkohshëm, kompanive u janë shqiptuar edhe gjoba monetare. Kontrollet janë kryer gjatë tre muajve të fundit, pas ankesave të qytetarëve.
Nga korriku i vitit 2024 deri më sot, Ministria e Financave ka ndërmarrë disa masa:
– Katër kompanive financiare u janë revokuar licencat;
– Tri kompani janë mbyllur përkohësisht;
– 18 kompani janë gjobitur me gjithsej rreth 49.400 euro;
– Janë lëshuar 58 urdhra për eliminimin e parregullsive të konstatuara.
Ministria paralajmëron vazhdimin e kontrolleve të përforcuara, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga praktikat e paligjshme të kompanive financiare.
Qytetarët që konsiderojnë se janë dëmtuar mund të paraqesin ankesa edhe në adresën elektronike [email protected].
Burimi: lajmpress.org



