Kryeministri Rama, merr pjesë sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Samiti që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa.
Samiti bën bashkë liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim forcimin e partneritetit strategjik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.
Ky takim i nivelit të lartë shërben si një mundësi për të riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian ndaj perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresit të reformave kyçe dhe përmbushjes së angazhimeve në kuadër të procesit të integrimit.
Burimi: botasot.info


