latifi ne konferencen e dhomes amerikane te tregtise amcham mepso pergatit nderlidhjen e dyte energjetike me kosoven 6b06f79d1cd55

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

November 25, 2026
1 minut lexim

Kompania shtetërore për transmetimin e energjisë elektrike MEPSO po avancon përgatitjet për realizimin e ndërlidhjes së dytë energjetike me Kosovën. Projekti parasheh ndërtimin e linjave të reja të transmetimit me kapacitet 400 kV, që do të lidhin Tetovën me Prizrenin, si dhe Shkupin me Osllomenë dhe Ohrin, por edhe dy nënstacione të reja në Tetovë dhe Osllomej, të gjitha këto pjesë e një projekti të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, gjatë një konference të organizuar nga AMCHAM – Dhoma Amerikane e Tregtisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Latifit, tashmë ka përfunduar studimi i parafizibilitetit me mbështetjen e Bankës Botërore, ndërsa është siguruar edhe grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) për përgatitjen e dokumentacionit teknik, me mbështetjen e bankës gjermane KfË.
Latifi gjithashtu bëri të ditur se Termat e Referencës janë përgatitur dhe miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa studimi i fizibilitetit, së bashku me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe në Aspektet Sociale (ESIA), pritet të përfundojë brenda një viti.

Projekti përfshin dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë parasheh ndërtimin e linjave të reja të transmetimit 400 kV, të cilat do të lidhin Tetovën me Prizrenin, si dhe Shkupin përmes Oslomesë me Ohrin. Komponenti i dytë përfshin ndërtimin e dy nënstacioneve të reja 400 kV, në Tetovë dhe Osllomej.

Realizimi i këtij projekti synon forcimin e ndërlidhjes së sistemit elektroenergjetik me Kosovën, rritjen e kapaciteteve të transmetimit dhe përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në rajon.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deri ne 15 vjet burg per abuzimet me prokurimin publik drafti i kodit te ri penal parashikon vepra te reja penale 6b06f68c1a01b
Lajmi i mëparshëm

Deri në 15 vjet burg për abuzimet me prokurimin publik! Drafti i Kodit të ri Penal parashikon vepra të reja penale

Të fundit nga

ShkoLartë