Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar pasditen e sotme në Klinë për një takim me qytetarë të atjeshëm.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se atje pa një energji që iu kishte munguar dhe një besim që, sipas tij, po rritet çdo ditë.
“Folëm për katër vitet e humbura. Për mungesën e zhvillimit, për rritjen e kostos së jetesës, për të rinjtë që po largohen, për familjet që po përballen çdo ditë me pasiguri, e për bizneset që kanë mbetur pa mbështetje”.
“Folëm edhe për rrugën tonë. Për zotimet tona konkrete: për rritjen e pagave, mbështetjen për familjet, punësimin e garantuar për të rinjtë, investimet e mëdha, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe një ekonomi që krijon mundësi për secilin”, tha Abdixhiku.
Në Klinë, kandidati i LDK-së për kryeministër, prezantoi kandidatët për deputet: Astrit Desku me numër 49 dhe Kushtrim Krasniqi me numër 97. “
Burimi: botasot.info


