Turi i ri Escobar-Lajçak, fitore për skenarin e vjetër të Vuçiçit

min lexim

Qysh në fillim është lënë po nga ata vetë, domethënë nga Escobar dhe Lajçak, të kuptohet, me deklarata e veprime, se Biden, Blinken, Escobar…flasin për konseguencë në “dashurinë dhe besnikërinë amerikane” ndaj Kosovës, ndërsa me vepra mbajnë anën e Serbisë e të Vuçiçit. Gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd të këtyre ditëve të fundit, Escobar ishte edhe më i hapur në këtë linjë të presidencës Biden…!!!??? Njëanshmëria e DASH, nëpërmjet Escobarit, shprehet edhe në faktin se janë të shqetësuar për rreth 70 mijë serbë( de facto rreth 50 mijë)në Kosovë dhe jo për dyfish më shumë shqiptarë në Luginën e Preshevës…, duke “harruar” se ata gëzojnë në Serbi shumë më pak të drejta e liri se sa serbët në Kosovë!!!???

Përse AMERIKA dhe BE i vështrojnë, gjykojnë, trajtojnë krejt ndryshe këto komunitete dhe realitete, me favorizim tejet të madh e të hapur të atij serb në Kosovë???!!! Escobar, që sigurisht nuk flet me gojën dhe fuqinë e vet, por me hartën, emrin, peshën, imazhin e SUPERFUQISË, që përfaqëson, shprehu me fjalë të bukura, për të verbuar shqiptarët me avujt e filoamerikanizmit të flaktë e të sinqertë, përbetimin për këtë “dashuri e besnikëri” nga SHBA ndaj Kosovës, por me kushtin që qeveria Kurti të pranojë asociacionin e komunave serbe!!! Escobari “urdhëroi” Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, që ndërsa serbët mund të heqin bllokimin e rrugës në Merdare dhe forcat ushtarake, ata, pra qeveria e Kosovës “të nisi menjëherë punën për zbatimin e asociacionit të komunave serbe…”!!!???

Për të qenë sa më i saktë dhe objektiv në referimin e atyre çka tha Escobar në Prishtinë dhe Beograd gjatë këtij turi të ri, po citoj disa fraza të dala nga goja e tij në anglisht e të përkthyera në mënyrë korrekte në shqip dhe serbo-kroatisht. Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, më 13 dhjetor 2022, Gabriel Escobar, mes të tjerave, u shpreh: “Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara….SHBA-ja, e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë. Barrikadat në veri të Kosovës, duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë ngritur ato, por edhe Qeveria e Kosovës që të gjejë mënyra për të adresuar shqetësimet e komunitetit serb në veri…Edhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në, që e ka ndërmjetësuar negocimin e tij.

Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës…” Këto që ka thënë ky misionar i DASH janë shumë të qarta në anglisht, shqip, serbisht, rusisht e në çdo gjuhë tjetër, që mund të jenë përkthyer për nevoja politike dhe mediatike. Pra, deklarata në adresë të Vuçiçit dhe serbëve lokalë se “Kosova është me rëndësi të veçantë për SHBA”, nuk duhet ndarë nga “urdhëri” për asociacionin. Nga çdo analizë, e thelluar apo e shpejtuar, del lehtësisht përfundimi se serbët nuk humbin asgjë nga heqja e bllokimit të rrugëve dhe të trupave në Veri të Mitrovicës, ndërsa Kosova nuk fiton asgjë, në të kundërt humb shumë me miratimin dhe zbatimin e asociacionit të komunave serbe, sipas variantit të parë të miratuar, me kompetenca administrative dhe vetadministruese, duke u bosnjizuar, ukrainizuar apo dombas- izuar!!! Edhe më SHQIP: edhe sipas dy deklaratave të Escobarit, Serbia është FITUESE dhe Kosova HUMBËSE! Prandaj, Albin Kurti, deri tani, po gjykon dhe vepron mirë që nuk po i bindet për asociacionin, siç e duan serbët, rusët, sorosianët…!

Po, ky ishte dhe është edhe objektivi parësor i krizës së tanishme provokuar nga Vuçiç dhe i serbëve të tij me bllokimin e rrugës në Mitrovicën e Veriut. Është e kuptueshme edhe nga një njeri me sklerozë dhe “përgjumje të shpeshtë” shumë më të fortë se Biden, se asociacioni i komunave serbe me status dhe kompetenca administrative, autonomiste, vetëqeverisëse, krejt ndryshe nga të gjitha shoqatat, organizatat, federatat, ojq- të…, që ekzistojnë në Kosovë, do të thotë bosnjizimim apo ukrainizim i Kosovës, cënim i rëndë i sovranitetit dhe integritetit shtetëror, territorial, politik…të saj.

Njëkohësisht, me miratimin e asociacionit ecet drejt ndarjes së Kosovës dhe rrëmbimin nga Serbia të Veriut të Mitrovicës, për ta shfrytëzuar edhe si “minë me sahat”, edhe si rrugë kalimi për “lumin” e trafiqeve apo eksporteve ilegale nga Serbia për në Kosovë, Malin e Zi, Shqipëri, Itali… Edhe më SHQIP, ANGLISHT, SERBISHT: FITORE e dhuruar nga presidenca Biden dhe nga Borrelli e Lajçak të BE- së Vuçiçit e Serbisë së tij, për t’i bërë qejfin me këtë akt edhe Putinit, Xhorxh Sorosit… dhe miqve të tjerë të Serbisë në Uashington, Moskë, Pekin, Bruksel, Paris, Athinë, Ankara, Prishtinë, Podgoricë, Shkup, Tiranë…, në OKB, në Parlamentin Europian, në Hagë…! Bën përshtypje shqetësuese fakti se zbatimin e asocionit të komunave serbe, në variantin e parë të miratuar në Bruksel, po ia kërkojnë me ngulm Albin Kurtit, në kor me Vuçiçin, Brnabiçin, Daçiçin, Escobarin, Borrellin, Lajçakun…, edhe drejtues e figura të larta politike të partive opozitare shqiptare të Kosovës!!!?

Opozita po e bën këtë veprim të papërgjegjshëm dhe diskretitues për turpin dhe të keqen e vet! Për me përfitue ca pikë partiake dhe elektorale nuk po mendon për interesin madhor, shtetëror, politik, ekonomik të KOSOVËS! Është e palogjikshme dhe e pafalshme që opozita shqiptare në Kosovë të jetë në unison me Vuçiçin, në të kundërt edhe me Rada Trajkoviç e disa serbë të tjerë kundër tij, për inat të Albin Kurtit, me “dëshirën e çmendur” apo padurimin për ta rrëzuar sa më shpejt nga posti e për t’ia rrëmbyer qeverisjen!!!??? Kësaj popullorçe i thonë edhe ndryshe: “për inat të vjehrrës, shkoj e fle me mullixhinë”!

Story i mëparshëm

Achraf Hakimi do të pranojë ulje page për rikthim në Madrid

Story i radhës

Britania dhe Franca premtojnë të luftojnë trafikantët e qenieve njerëzore në ‘La Manche’

Të fundit nga