Britania dhe Franca premtojnë të luftojnë trafikantët e qenieve njerëzore në ‘La Manche’

Sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman dhe homologu i saj francez, Gerald Darmanin, kanë premtuar të luftojnë me trafikantët e qenieve njerëzore në kanalin ‘La Manche’, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, Braverman dhe Darmanin kanë folur në një konferencë të përbashkët për media pasi katër persona humbën jetën si pasojë e përmbysjes së një gomoneje me emigrantë në ‘La Manche’.

Braverman dhe Darmanin, incidentin e cilësuan si “kujtues i mprehtë i nevojës urgjente për të eliminuar funksionalitetin e trafikantëve të qenieve njerëzore”.

“Këtë vit kemi penguar mbi 30 mijë kalime dhe bashkë me partnerët tanë evropianë përfshirë edhe Agjencinë e Policisë Evropiane (Europol) kemi kryer mbi 500 arrestime që nga viti 2020”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se për luftimin e emigracionit të paligjshëm Braverman dhe Darmanin kanë rënë dakord për një kornizë dypalëshe të rinovuar që përfshin bashkëpunim më të ngushtë dhe shkëmbim informacioni.

Pasi thuhet se më 8 dhjetor në Bruksel u mbajt një takim për intensifikimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë, Belgjikës, Francës, Britanisë dhe Holandës, në deklaratë vihet theksi se “Ngjarja tragjike nënvizon rëndësinë e përparimit të kësaj së bashku”.

Nga përmbysja e gomones me emigrantë dje në ‘La Manche’ u njoftua se humbën jetën katër persona dhe u shpëtuan 43 të tjerë të cilët u evakuuan në Britani.

Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit në ‘La Manche’ kanë kaluar mbi 40 mijë emigrantë të parregullt me gomone të vogla.





Story i mëparshëm

Turi i ri Escobar-Lajçak, fitore për skenarin e vjetër të Vuçiçit

Story i radhës

​Fëmijët në spitalin pediatrik argëtohen me superheronjtë

Të fundit nga