trump po pergatit nje takim me putinin 67810e536a720

Trump po përgatit një takim me Putinin

January 10, 2025
1 minut lexim

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij të parë me nxitësin e luftës, Vladimir Putin (72).

“Dëshiron që të takohemi dhe ne po punojmë për ta organizuar këtë,” tha Donald Trump përpara një takimi me guvernatorët republikanë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në shtetin amerikan të Floridës. Në këtë takim të planifikuar, të dy liderët pritet të diskutojnë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump kishte deklaruar muaj më parë se dëshironte ta përfundonte luftën sa më shpejt. Së fundmi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky (46) u shpreh optimist se presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë në gjendje ta detyrojë Rusinë të hyjë në bisedime paqeje dhe ta përfundojë luftën.

Në një intervistë të publikuar të dielën me podkasterin amerikan Lex Friedmann (41), presidenti ukrainas shprehu shpresën se Trump do të ndihmojë vendosmërisht në hapjen e rrugës për negociata, të mbështetura edhe nga shtetet evropiane, që do të siguronin sigurinë e Ukrainës.

Diktatori rus Putin kishte deklaruar që në fund të vitit 2024 se ishte “në çdo kohë” i gatshëm për një takim me Trump. “Jam i gatshëm, sigurisht. Në çdo kohë,” tha Putin në mes të dhjetorit gjatë një konference për shtyp. Ai theksoi se ishte i sigurt se “kemi shumë për të diskutuar”.

Image

Diktatori rus Putin kishte shpallur që në dhjetor se ishte gjithmonë i gatshëm për një takim.

Si vend për takimin është propozuar Sllovakia. Kryeministri Robert Fico (60) kishte takuar Donald Trump në nëntor dhe në dhjetor kishte vizituar Putinin në Moskë, duke propozuar më pas vendin e tij si lokacion për takimin mes dy liderëve. Putin e cilësoi Sllovakinë, që është anëtare e BE-së dhe NATO-s, si një vend “të pranueshëm” dhe “neutral”. Megjithatë, përpara një samiti duhet të suspendohet urdhër-arresti i lëshuar ndaj Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Përndryshe, Putinit i rrezikon arrestimi sapo të hyjë në një vend që është palë në traktatin e gjykatës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

granit xhaka paralajmeron ate qe pak kush e pret 67810a96903b4
Story i mëparshëm

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

lauren goodger me deshire te vecante per vitin 2025 67810ff8d424c
Story i radhës

Lauren Goodger me dëshirë të veçantë për vitin 2025

Të fundit nga

ShkoLartë