trumpi thote se eshte kryesisht e vertete qe lufta me iranin ia shkaktoi humbjen republikaneve 6aebc9858ffa3

Trumpi thotë se është kryesisht e vërtetë që “lufta me Iranin ia shkaktoi humbjen republikanëve”

November 5, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar se është “kryesisht e vërtetë në masë të madhe” që lufta me Iranin ia ka shkaktuar humbjen republikanëve të martën në zgjedhjet e mesmandatit, transmeton “BBC”. 

Republikanët kanë humbur shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. 

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, në një postim në rrjete sociale tha se lufta me Iranin është arsyeja e humbjes. 

“Arsyeja pse humbëm është lufta”, thotë ai. “Të gjithë e dinë pse humbëm”, vazhdon ai. “Dhe çdo diskutim i sinqertë për atë se si do të vazhdojmë tutje, duhet të fillojë pikërisht nga kjo”.

E Trumpit i është kërkuar ta komentojë postimin e Vancet, dhe ai ka thënë se është kryesisht e vërtetë kjo. 

“Është kryesisht e vërtetë”, thotë Trump. “Ajo bëri që çmimi i naftës të rritet paksa, në një afat të shkurtër”.

Megjithatë, lidhur me luftën, ai thotë se do të kishte vepruar sërish në të njëjtën mënyrë. Ai shton se ajo që i shqetësoi votuesit ishin çmimet e karburanteve, e jo vetë lufta.

Trumpi ndërkohë ka thënë se po të ishte ai në fletëvotime do të kishin fituar republikanët. 

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be i jep shqiperise udherrefyesin per 2027 n por raporti godet kuvendin imunitetin e ballukut dhe mungesen e dialogut 6aebc981d5178
Lajmi i mëparshëm

BE i jep Shqipërisë udhërrëfyesin për 2027-n, por raporti godet Kuvendin, imunitetin e Ballukut dhe mungesën e dialogut

pas humbjes se kongresit vance fajeson luften me iranin trump do ta beja serish 6aebc9c1b23a4
Lajmi i radhës

Pas humbjes së Kongresit, Vance fajëson luftën me Iranin, Trump: Do ta bëja sërish

Të fundit nga

ShkoLartë