modelet e reja te ai se ngrene shqetesime per sigurine studiuesit kerkojne masa me te forta 6b065fc2b5069

Modelet e reja të AI-së ngrenë shqetësime për sigurinë, studiuesit kërkojnë masa më të forta

November 25, 2026
min lexim

Punonjës dhe studiues të kompanive OpenAI dhe Anthropic po ngrenë shqetësime për sigurinë e modeleve të reja të inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se aftësitë e tyre po zhvillohen më shpejt sesa mekanizmat për t’i kontrolluar.

Sipas një raportimi të portalit amerikan Axios, i cili citon më shumë se 20 burime të njohura me diskutimet e brendshme në këto kompani, disa studiues druajnë se modelet më të avancuara mund të mësojnë të mashtrojnë testet e sigurisë, të fshehin mënyrën se si arrijnë në përfundime dhe të anashkalojnë kufizimet e vendosura nga zhvilluesit.

Një nga shqetësimet lidhet me mënyrën e trajnimit të këtyre sistemeve. Përmes të mësuarit përforcues, modelet shpërblehen për rezultatet e arritura, por studiuesit kanë vërejtur se disa prej tyre mund të mësojnë të manipulojnë testet, në vend që të ndjekin rregullat e përcaktuara.

Gjithashtu, inteligjenca artificiale mund të japë shpjegime bindëse që nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht procesin e saj real të arsyetimit, duke e bërë më të vështirë identifikimin e sjelljeve potencialisht të rrezikshme.

Raportimi përmend edhe aftësitë e modeleve që ende nuk janë publikuar për përdoruesit e zakonshëm. Versione kërkimore të Claude dhe modeleve të OpenAI-së, sipas Axios, kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemeve komplekse matematikore dhe shkencore.

Për këtë arsye, brenda kompanive po diskutohet mundësia që modelet më të fuqishme të kufizohen në përdorim të brendshëm ose kërkimor, ndërsa disa studiues kërkojnë edhe pezullimin e trajnimit të modeleve të reja deri në krijimin e mekanizmave më të besueshëm të sigurisë.

Shqetësimi tjetër lidhet me garën mes kompanive teknologjike, ku konkurrenca për zhvillimin e sistemeve gjithnjë e më të avancuara mund të ushtrojë presion mbi vendimet që kanë të bëjnë me sigurinë.

OpenAI thotë se ka miratuar kërkesa të reja sigurie, të cilat mund të ndikojnë edhe në kohën e publikimit të modeleve të ardhshme. Ndërsa Anthropic thekson se mbajtja e një modeli brenda kompanisë nuk e bën atë automatikisht të sigurt dhe se masat mbrojtëse duhet të zbatohen që gjatë trajnimit.

Debati po zhvillohet në një kohë kur investimet në inteligjencën artificiale po rriten me shpejtësi, ndërsa mbetet e hapur pyetja se si do të sigurohet që zhvillimi i kësaj teknologjie të ecë paralelisht me kontrollin dhe sigurinë e saj.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrau gruan ne sy te 4 femijeve shqiptari ne greqi denohet me burg perjete 6b0627845a350
Lajmi i mëparshëm

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, shqiptari në Greqi dënohet me burg përjetë

Të fundit nga

ShkoLartë