trump ndaj kompanive te naftes ulni cmimet per konsumatoret tani 6a710db2a656d

Trump ndaj kompanive të naftës: Ulni çmimet për konsumatorët, tani

August 3, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje kompanisë Chevron dhe gjigantëve të tjerë të industrisë së naftës që të ulin çmimet e karburantit për konsumatorët, duke theksuar se fitimet e larta duhet të reflektohen edhe te qytetarët amerikanë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump vlerësoi rezultatet financiare të Chevron, por kërkoi që kompania dhe industria në tërësi të ulin çmimet e karburantit në pikat e shitjes.

“Kjo vlen edhe për kompanitë e tjera të naftës… dhe ulni çmimet e naftës për konsumatorin tuaj (me pakicë!), tani!”, shkroi Trump.

Reagimi i presidentit vjen pasi Chevron raportoi të premten një fitim rekord neto tremujor prej 12.1 miliardë dollarësh, duke përfituar nga luhatjet në tregjet globale të energjisë dhe ndërprerjet e furnizimit të lidhura me konfliktet në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Chevron, Mike Wirth, paralajmëroi se tensionet me Iranin dhe sulmet e rebelëve Huthi ndaj infrastrukturës energjetike saudite kanë shtuar rrezikun për furnizimin global me naftë.

Sipas Wirth, përveç Ngushticës së Hormuzit, edhe Deti i Kuq dhe Deti i Zi paraqesin rreziqe të konsiderueshme për transportin e naftës, duke shtuar pasiguritë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne apartamentin ne plazhin e golemit gjashte persona perfundojne ne spital pas asfiksise nga tymi 6a710d5064dfe
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në apartamentin në plazhin e Golemit, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

sunny hill mbyllet me emocione dua lipa falenderon publikun 6a710e7b6b2ab
Lajmi i radhës

“Sunny Hill” mbyllet me emocione, Dua Lipa falënderon publikun

Të fundit nga

Kurti: Mërgata nuk është vetëm remitencë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit njëmujor të artit dhe kulturës “AS ANEJ, AS KNEJ”, i cili u hap sonte në Hotel Grand në Prishtinë. Kurti
ShkoLartë