Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ndarë momente nga aktivitetet e organizuara në Manastir me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ai ka përmendur aktivitetet nga përurimi i pikës së përbashkët kufitare “One Stop Shop” në Qafë Thanë, deri te manifestimi dhe koncerti festiv në Manastir.
“Nga Shkupi, Prishtina e Tirana, sot u bëmë bashkë në Manastir.
Ky 22 Nëntor na çoi nga Qafë Thana, ku përuruam pikën e përbashkët kufitare “One Stop Shop”, te Shtëpia e Alfabetit në Manastir, ku u kthyem te historia e shkronjave tona. Prej asaj shtëpie mori udhë alfabeti që përdorim sot, ndërsa në manifestimin e Ditës së Alfabetit nderuam njerëzit që ia dhanë shqipes këtë trashëgimi.
Në mbrëmje, fjalën e morën artistët. Në skenën e Shtëpisë së Kulturës, tri ansamble sollën këngët e vallet me të cilat festohet në Shkup, në Prishtinë e në Tiranë.
Kështu u festua shqipja sot në Manastir”, ka shkruar Izet Mexhiti.
Burimi: alfax.mk


