ALARM MOTI NË MAQEDONI! Erëra mbi 70 km/h, shi e borë, temperaturat bien deri në -6 gradë!
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka lëshuar paralajmërim për përkeqësim të motit. Të hënën, vendin do ta përfshijnë reshje shiu, borë në zonat malore dhe erëra të fuqishme që në disa momente do të kalojnë 70 kilometra në orë.
Paralajmërimi për erë të fuqishme është veçanërisht i theksuar në pjesët perëndimore të vendit, ku pritet nivel portokalli i rrezikut.
Por kjo është vetëm fillimi i ftohjes. Të martën temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa të mërkurën në mëngjes termometri në disa vende do të zbresë deri në -6 gradë Celsius.
Meteorologët paralajmërojnë se i ftohti do të shoqërohet edhe me mjegull në orët e mëngjesit, ndërsa nga e enjtja priten sërish reshje shiu dhe bore në zonat më të larta.
Dimri po troket fuqishëm në Maqedoni!
Burimi: lajmpress.org


