sunny hill mbyllet me emocione dua lipa falenderon publikun 6a710e7b6b2ab

“Sunny Hill” mbyllet me emocione, Dua Lipa falënderon publikun

August 3, 2026
1 minut lexim

Dua Lipa ka ndarë emocionet e saj pas përfundimit të ditës së tretë të festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ekipin që bëri të mundur organizimin e këtij eventi.

Në një postim në rrjetet sociale, artistja shkroi se skenat e krijuara gjatë festivalit ishin të jashtëzakonshme dhe se ndihet krenare që ky festival zhvillohet në qytetin e saj.

“Vërtet nuk ka fjalë për gëzimin, krenarinë dhe mirënjohjen që ndiejmë duke e organizuar këtë festival për qytetin tonë me familjen tonë”, u shpreh Dua.

Image

Dua Lipa

Ajo theksoi se puna pas organizimit të festivalit është e madhe, por çdo përpjekje shpërblehet kur sheh mijëra njerëz të bashkuar në atë që ajo e quajti një përvojë të veçantë.

Dua Lipa shtoi se çdo vit “Sunny Hill” vazhdon të bëhet edhe më i mirë, duke falënderuar publikun dhe duke thënë se mezi pret t’i shohë sërish të gjithë në edicionin e ardhshëm të festivalit

Image

Dua Lipa
Image

Dua Lipa
Image

Dua Lipa

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump ndaj kompanive te naftes ulni cmimet per konsumatoret tani 6a710db2a656d
Lajmi i mëparshëm

Trump ndaj kompanive të naftës: Ulni çmimet për konsumatorët, tani

rrahje ne qender te gostivarit policia po identifikon autoret 6a7111445537c
Lajmi i radhës

Rrahje në qendër të Gostivarit, policia po identifikon autorët

Të fundit nga

Kurti: Mërgata nuk është vetëm remitencë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit njëmujor të artit dhe kulturës “AS ANEJ, AS KNEJ”, i cili u hap sonte në Hotel Grand në Prishtinë. Kurti
ShkoLartë