rrahje ne qender te gostivarit policia po identifikon autoret 6a7111445537c

Rrahje në qendër të Gostivarit, policia po identifikon autorët

August 4, 2026
1 minut lexim

Dy të rinj janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur në Gostivar, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 2 gusht 2026, rreth orës 22:20, në Stacionin Policor të Gostivarit, A.V. (22) nga Gostivari ka raportuar se në orët e para të së njëjtës ditë, rreth orës 02:30, në rrugën “Borçe Jovanoski”, ai dhe shoku i tij L.E. janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, të moshës rreth 25 vjeç.

Sipas kallëzimit, sulmuesit gjatë incidentit kanë përdorur edhe sende të forta dhe prej druri.

Për rastin është njoftuar prokurori publik kujdestar, ndërsa policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sunny hill mbyllet me emocione dua lipa falenderon publikun 6a710e7b6b2ab
Lajmi i mëparshëm

“Sunny Hill” mbyllet me emocione, Dua Lipa falënderon publikun

Të fundit nga

Kurti: Mërgata nuk është vetëm remitencë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit njëmujor të artit dhe kulturës “AS ANEJ, AS KNEJ”, i cili u hap sonte në Hotel Grand në Prishtinë. Kurti
ShkoLartë