putini perballet me nje tjeter goditje ne det anija ruse shperthen ne flake ne portin libian 6b034c78c14b6

Putini përballet me një tjetër goditje në det, anija ruse shpërthen në flakë në portin libian

November 22, 2026
min lexim

Anija ruse „Merkury“ u godit në portin e Bengazit, duke pësuar dëme të rënda dhe duke shpërthyer në flakë. Ndërkohë, një tjetër anije ruse, „Sparta II“, u godit nga dronët në Detin Baltik, ndërsa Finlanda dyshon se pas sulmit qëndron Ukraina.

Një shpërthim i fuqishëm në një anije luftarake ruse, e ankoruar në portin e Bengazit në Libi, ka ngritur dyshimet për një sulm me dronë, në një tjetër zhvillim që e zgjeron edhe më tej përplasjen mes Rusisë dhe Ukrainës përtej vijës së frontit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, anija ruse „Merkury“ u godit në bazën detare të Bengazit, në lindje të Libisë, duke pësuar dëme të rënda dhe duke shkaktuar zjarr në zonën e portit, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Autoritetet në Libinë lindore bënë të ditur se hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ndodhi në bordin e një anijeje ruse, ndërsa dyshohet se ajo u sulmua nga dronë.

Sipas zyrtarëve ushtarakë libianë, të cituar nga mediat ndërkombëtare, disa dronë detarë ukrainas dyshohet se u përdorën në sulm. Katër prej tyre thuhet se u interceptuan, ndërsa dy të tjerë arritën të godisnin anijen.

Megjithatë, deri më tani, as Ukraina dhe as Rusia nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me incidentin. Po ashtu, asnjë palë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Anija kishte ndaluar në portin e Bengazit për furnizim me karburant dhe pajisje, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit detar mes Rusisë dhe autoriteteve në Libinë lindore.

Sipas burimeve mjekësore, nga shpërthimi nuk është raportuar për viktima, por disa persona kanë mbetur të lënduar. Autoritetet libiane kanë bërë të ditur se zjarri është vënë nën kontroll dhe se objektet portuale nuk kanë pësuar dëme të raportuara.

Ndërkohë, autoritetet në Libinë lindore kanë nisur hetime të përbashkëta me Rusinë për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Sulmohet edhe një tjetër anije ruse në Detin Baltik

Në një zhvillim tjetër, një anije mallrash ruse, „Sparta II“, është goditur nga dronë në Detin Baltik, duke marrë flakë dhe duke detyruar evakuimin e të gjithë ekuipazhit.

Sipas autoriteteve finlandeze, anija u godit të shtunën në ujërat ndërkombëtare, në perëndim të ishullit rus Gogland, përpara se të përfundonte në ujërat territoriale të Finlandës.

Të 16 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan dhe u transferuan në një anije tjetër ruse. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta.

Ushtria finlandeze ka deklaruar se sulmi dyshohet të jetë kryer nga Ukraina, megjithëse motivet dhe përgjegjësia përfundimtare ende nuk janë konfirmuar.

Anija „Sparta II“ ishte nisur drejt Kaliningradit dhe ka lidhje me kompaninë ruse të transportit „Oboronlogistika“, e cila ofron shërbime logjistike për Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Autoritetet finlandeze kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së luftës në rajonin e Detit Baltik, ndërsa kanë vendosur përkohësisht kufizime në hapësirën ajrore dhe atë detare në Gjirin e Finlandës.

Dy incidentet vijnë në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj objektivave ruse larg vijës së frontit, duke rritur shqetësimet për zgjerimin gjeografik të konfliktit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që të lidhin drejtpërdrejt dy sulmet me njëri-tjetrin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nato mblidhet pas shkeljes se hapesires ajrore polake nga tre objekte ruse 6b034c41b31f8
Lajmi i mëparshëm

NATO mblidhet pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga tre objekte ruse

kryetari valbon limani shenon festat e nentorit me bashkatdhetaret ne zvicer 6b034cfcc886a
Lajmi i radhës

Kryetari Valbon Limani shënon Festat e Nëntorit me bashkatdhetarët në Zvicër

Të fundit nga

ShkoLartë