rama ne manastir kohe e vecante ata qe duan te flasin tremben nga ata qe nuk duan dhe gjuajne me gur 6b034c3e16339

Rama në Manastir: Kohë e veçantë, ata që duan të flasin, tremben nga ata që nuk duan dhe gjuajnë me gur

November 22, 2026
min lexim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim përmbyllës të kësaj dite në vizitën e tij në Manastir për 118-vjetorin e Kongresit të Alfabetit shqip.

Me të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Rama preku edhe protesta studentore në Tiranë.

Teksa duartrokitej nga ata gjatë fjalimit, Rama tha në përmbyllje se nuk është diçka që i ndodh përditë atij prej të rinjve. Kjo sepse jetojmë sipas tij në një kohë te veçantë, ku ata që duan ta duatrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë.

Si dhe ata që duan të flasin me të, tremben nga ata që nuk duan të flasin me të.

“Të marrësh duartrokitje sot nga të rinjtë nuk është diçka që ndodh përditë për mua. Ju e dini këtë. Sepse, ka gjithmonë të rinj që duartrokasin dhe që nuk duartrokasin .Që entuziazmohen dhe që hidhërohen. Sot është një kohë e veçantë  sepse ata që duan duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë. Ata që duan flasin tremben nga ata që nuk duan flasin. Për shkak të kësaj specifike, të një kohe që është shumë kalimtare, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht”, the kryeministri.

Rama u shpreh se gjuha shqipe është ura lidhëse e kombit dhe se duhet ruajtur e pasuruar. Më tej, theksoi kërcënimin që i kanoset gjuhës sonë, kryesisht nga epoka digjitale, shkurtimet si: Flm apo Klm, si dhe hyrja dominuese e anglishtes.

Rama: Një ditë prekëse pasi të hysh në godinën e Kongresit historik të Manastirit dhe të shohësh dokuementet, dorëshkrimet, shmbëlltyrat atyre i dhanë jetë për 9 ditë atij Kongresi është e pamundur të mos mendosh për sa shumë gjëra ne i marrim si të mirëqena, a thua se kanë qenë gjithmonë kështu siç i kemi dhe i shohim sot.

Në ndërkohë që për gjuhën që ne flasim shkruajmë për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë ,ajnë bërë sakrificia të jashtëkaonshme sakrifikuar jetë, është sakrifikuar një kjohë shumë e gjatë dhe janë përfshirë një numër i pafund njerëzish për të cilët mbijetesa e gjuhës shqipe, trashëgimia e jguhës shqipe, bartja nga një brez në tjetrin ka qenë mision jete.

Dhe unë dua sot këtu me ju të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin me përulje për të gjithë ata që er bartën shqipen deri ditët tona, që nga Parashqevi Qiriazi dhe patriotët e tjetë në Komgresin e Manastirit dhe të tjerët qu bën fuqia që u ndërtua dorëshkrimi hisotrik Marrëveshja e Ohrit dhe për gjithë të tjerët deri te mësuesi i fundit i gjihës shqipe në një pikë të botës, klraghas punës për të mbajtur familjen shkon në një dhomë klasë për të mësuar fëmijët e diasporës. Kujtoj një shqiptare me nderim të madh, që ia kushtoj jetëmn çështjes shqiptare dhe shqioptarëve të MV i cili është dnër ata që dhuruan më së miri gjuhën shqipe dhe e vunë në dizpozicion të një kauze, Arbën Xhaferri. Natyrshëm kremtojmë ditën e Alfabetit, festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja.

Një kopësht, më i madhi që së bashku ne kemi, kopësht xhevahiresh që duhet punuar. Që duhet kultivuar dhe pastruar, për tu pasuruar dhe trashëguar. Në një kohë kur gjuha shqipe është në një tjetër lloj kërcënimi, e kohs së re të teknologjisë digjitale., kur më të rinjtë mësohen të shkruajnë me shkurtime, TKXH, KLM RRQ dhe harrojnë se fjalët në atë mënyrë dobësohen treten dhe gjuha e shkuruar fillon e tkurret. Zhcduken shenjat e piëksimit. Zhduken pikat mbi ë, mbi i, zhduken bishtat e ç-vë. Fjalori kthehet në një territor të kufizuar dh në 200 300 dfjalë ndërtohet komunikimi mes njerëzve. Dhe mungesa e shumë fjalëve i bën të vështira kalimin e urave të komunikimit.

Jo vetëm teknologjia por edhe dominimi më i madh i anglishtes e bëjnë më të vështirë mbijetesën. Pa gjuhën ne thjesht nuk jemi. Këtë vetëdije duhet ta kultivojmë që të gjithë sipas mundësisë dhe pozicioneve tona.

Tjetër marrëdhënia me shqipen në Tiranë, tjetër në Prishtinë, tjetër në Tetovë, Nju Jork apo Zyrih. Por shqipja është një. Për të ardhur te shqipja e njësuar. Është dashur një histori shumë e gjatë përpjekjesh. Për ta mbrojtur dhe kultivuar duhet një përpjekje e gjithanshme, nga vetëdijesimi i të rinjve dhe mbrojtja e shqipes nga zhdukja në sytë dhe mendjet e më të vegjëlve fare.

Të marrësh duartrokitje sot nga të rinjtë nuk është diçka që ndodh përditë për mua. Ju e dini këtë. Sepse, ka gjithmonë të rinj që duartrokasin dhe që nuk duartrokasin .Që entuziazmohen dhe që hidhërohen. Sot është një kohë e veçantë  sepse ata që duan duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë. Ata që duan flasin tremben nga ata që nuk duan flasin. Për shkak të kësaj specifike, të një kohe që është shumë kalimtare, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia konfiskon nje arme zjarri gjate kontrollit te nje veture ne skenderaj 6b034be1a3a6f
Lajmi i mëparshëm

Policia konfiskon një armë zjarri gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj

nato mblidhet pas shkeljes se hapesires ajrore polake nga tre objekte ruse 6b034c41b31f8
Lajmi i radhës

NATO mblidhet pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga tre objekte ruse

Të fundit nga

ShkoLartë