policia konfiskon nje arme zjarri gjate kontrollit te nje veture ne skenderaj 6b034be1a3a6f

Policia konfiskon një armë zjarri gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj

November 22, 2026
1 minut lexim

Një pistoletë me gjashtë fishekë është konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një kontrolli të realizuar në një veturë në Skenderaj.

Sipas njoftimit të policisë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave të saj ka kontrolluar një veturë, ku te një person i dyshuar ka gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë, transmeton “Bota sot”.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama deklarata per ndryshimet kushtetuese u nxorr jashte kontekstit nuk perzihem ne punet e brendshme maqedonia mbetet mikja jone 6b034b54c27ae
Lajmi i mëparshëm

Rama: Deklarata për Ndryshimet Kushtetuese u nxorr jashtë kontekstit! “Nuk përzihem në punët e brendshme, Maqedonia mbetet mikja jonë”

rama ne manastir kohe e vecante ata qe duan te flasin tremben nga ata qe nuk duan dhe gjuajne me gur 6b034c3e16339
Lajmi i radhës

Rama në Manastir: Kohë e veçantë, ata që duan të flasin, tremben nga ata që nuk duan dhe gjuajnë me gur

Të fundit nga

ShkoLartë