rama deklarata per ndryshimet kushtetuese u nxorr jashte kontekstit nuk perzihem ne punet e brendshme maqedonia mbetet mikja jone 6b034b54c27ae

Rama: Deklarata për Ndryshimet Kushtetuese u nxorr jashtë kontekstit! “Nuk përzihem në punët e brendshme, Maqedonia mbetet mikja jonë”

November 22, 2026
1 minut lexim

Deklarata e kryeministrit Rama, e bërë para disa ditësh, se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë, sipas tij është nxjerrë jashtë kontekstit. Ai tha se Shqipëria asnjëherë nuk do të përzihet në punët e saj të brendshme dhe as nuk do ta pengojë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, por përkundrazi, është mbështetësja kryesore e anëtarësimit të saj në familjen evropiane.

“Ka pasur edhe një shpjegim më të gjatë lidhur me këtë çështje. Ju keni nxjerrë vetëm një pjesë jashtë kontekstit, dhe ajo është se sa shumë sakrifica ka bërë Maqedonia e Veriut, madje e ka ndryshuar edhe emrin për të hyrë në BE. Gjithashtu shtova se pala maqedonase me të drejtë dyshon nëse do të ketë ende veto të tjera nëse e ndërmerr këtë hap dhe i shton bullgarët në Kushtetutë”, deklaroi Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë.

Lidhur me këtë, kryeministri Mickoski vlerësoi se Rama ka dhënë një shpjegim për kontekstin më të gjerë të deklaratës së tij dhe se bëhet fjalë për çështje të brendshme të vendit.

“Këto janë çështje të brendshme të një shteti. Ne, natyrisht, jemi të vetëdijshëm për realitetin, nuk e injorojmë realitetin dhe gjithashtu jemi konstruktivë dhe gjithmonë ofrojmë zgjidhje për tejkalimin e kësaj sfide. Jam i sigurt se dy vendet tona të bukura shumë shpejt, një ditë, do të ulen në të njëjtën tryezë në Bruksel dhe do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket rrugës evropiane të vendit, Bullgaria mbetet në qëndrimin e saj për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ditëve të fundit, edhe ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Velislava Petrova, theksoi se Maqedonia duhet ta përmbushë këtë obligim, pasi rrezikon ta humbasë momentin aktual për zgjerim dhe zhvillim.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

WhatsApp Image 2026 11 22 at 20.22.30 scaled 1
Lajmi i mëparshëm

Agon Ferati nga Manastiri: Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm bashkim i shkronjave, por vendim historik për të ardhmen e kombit shqiptar

policia konfiskon nje arme zjarri gjate kontrollit te nje veture ne skenderaj 6b034be1a3a6f
Lajmi i radhës

Policia konfiskon një armë zjarri gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj

Të fundit nga

ShkoLartë