kryetari valbon limani shenon festat e nentorit me bashkatdhetaret ne zvicer 6b034cfcc886a

Kryetari Valbon Limani shënon Festat e Nëntorit me bashkatdhetarët në Zvicër

November 22, 2026
1 minut lexim
51cd6839 e7be 4c08 9088 f5bb07acae35

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka marrë pjesë në shënimin e Festave të Nëntorit në Winterthur të Zvicrës, me ftesë të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.

Në këtë organizim, kryetari Limani ishte i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi, ndërsa së bashku me bashkatdhetarët festuan Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditën e Flamurit Kombëtar.

Me këtë rast, Limani ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe përkushtimin e mërgatës shqiptare, duke vlerësuar rolin e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me vendlindjen.

“Bashkatdhetarët tanë e përfaqësojnë denjësisht vendin kudo që veprojnë, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat tona kombëtare, vlera që na bashkojnë dhe na mbajnë afër njëri-tjetrit. Mërgata jonë mbetet një urë e fuqishme lidhëse me vendlindjen”, thuhet në njoftimin e kryetarit Limani.

Në fund, kryetari Limani ka përcjellë urimet për të gjithë shqiptarët me rastin e Festave të Nëntorit.

“Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱”

https://www.facebook.com/share/p/1GZQ2kGVWN/?mibextid=wwXIfr

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putini perballet me nje tjeter goditje ne det anija ruse shperthen ne flake ne portin libian 6b034c78c14b6
Lajmi i mëparshëm

Putini përballet me një tjetër goditje në det, anija ruse shpërthen në flakë në portin libian

nicola peltz flet per sulmet dhe thashethemet ndaj saj cdo dite perhapen genjeshtra te reja por e verteta do te dale ne drite 6b034cffc2bb6
Lajmi i radhës

Nicola Peltz flet për sulmet dhe thashethemet ndaj saj: Çdo ditë përhapen gënjeshtra të reja, por e vërteta do të dalë në dritë!

Të fundit nga

ShkoLartë