trump i hap rruge operacionit te ri ne hormuz mundeson kalim te sigurt per anijet e vogla qe nuk jane te perfshira ne konflikt 69f7bfe049ae5

Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt

May 3, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar nisjen e një operacioni për të mundësuar kalimin e sigurt të anijeve të vendeve të treta nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar ndërhyrjen si humanitare dhe në mbështetje të vendeve neutrale të bllokuara në rajon.

Në një postim të tij, Trump theksoi se shumë vende që nuk janë të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme i janë drejtuar SHBA-së për ndihmë në zhbllokimin e anijeve të tyre. Sipas tij, bëhet fjalë për anije të “vëzhguesve neutralë dhe të pafajshëm”, të cilat nuk kanë lidhje me armiqësitë në zonë.

Presidenti amerikan u shpreh se Uashingtoni është i përkushtuar për t’i nxjerrë këto anije në mënyrë të sigurt nga zonat detare të rrezikshme, në mënyrë që ato të vijojnë normalisht aktivitetin tregtar. Ai sqaroi gjithashtu se këto anije nuk pritet të rikthehen në zonë derisa të garantohen plotësisht kushtet e sigurisë për lundrim.

Operacioni, i quajtur “Projekti Liria”, pritet të nisë të hënën. Trump theksoi se iniciativa ka karakter thjesht humanitar, pasi synon të lehtësojë situatën për ekuipazhet dhe kompanitë e bllokuara, të cilat nuk janë pjesë e konfliktit. Sipas tij, shumë prej anijeve përballen me mungesë ushqimi dhe furnizimesh bazë, duke rënduar kushtet e jetesës së ekuipazheve.

Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se çdo përpjekje për të penguar operacionin do të përballet “me vendosmëri”, duke lënë të hapur mundësinë e përdorimit të forcës në rast ndërhyrjeje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

i mituri u transportua te spitali i traumes reagon ministria e shendetesise ne gjendje te rende ka demtime te shumta 69f7bf901bcee
Lajmi i mëparshëm

I mituri u transportua të Spitali i Traumës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Në gjendje të rëndë, ka dëmtime të shumta

brooks nader terheq vemendjen ne festen para met gala s me paraqitje sensuale 69f7c14456dc4
Lajmi i radhës

Brooks Nader tërheq vëmendjen në festën para Met Gala-s me paraqitje sensuale

Të fundit nga

ShkoLartë