i mituri u transportua te spitali i traumes reagon ministria e shendetesise ne gjendje te rende ka demtime te shumta 69f7bf901bcee

I mituri u transportua të Spitali i Traumës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Në gjendje të rëndë, ka dëmtime të shumta

May 3, 2026
1 minut lexim

I mituri që mbeti i plagosur nga përplasja me makinë pasditen e sotme në Durrës është transportuar në Spitalin e Traumës.

Në një reagim publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë, për koshient.

“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thotë ministria.

Si ndodhi ngjarja

Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy të mitur kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.

Burime bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurti takohet me lidere te fuqishem evropiane ne samitin e epc se jep detajet 69f7bf2e20899
Lajmi i mëparshëm

Kurti takohet me liderë të fuqishëm evropianë në Samitin e EPC-së – jep detajet

trump i hap rruge operacionit te ri ne hormuz mundeson kalim te sigurt per anijet e vogla qe nuk jane te perfshira ne konflikt 69f7bfe049ae5
Lajmi i radhës

Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt

Të fundit nga

ShkoLartë