kurti takohet me lidere te fuqishem evropiane ne samitin e epc se jep detajet 69f7bf2e20899

Kurti takohet me liderë të fuqishëm evropianë në Samitin e EPC-së – jep detajet

May 3, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij në darkën zyrtare të organizuar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Jerevan të Armenisë, ku ka zhvilluar takime dhe biseda me liderë të shumtë evropianë.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, Kurti njoftoi se, u shkëmbyen ide dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Në Jerevan, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), mora pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë, Vahagn Khachaturyan.

Në pritjen zyrtare u mirëprita nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Kryetari i Kuvendit, Alen Simonyan.

Gjatë mbrëmjes pata bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në këtë kuadër, bisedova me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, Presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, Zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioglu, Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq, Kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas, si dhe me liderë të tjerë evropianë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perfshirja e te gjithe vaksina ne rmv eshte nen pragun prej 95 perqind rritje e vogel tek hpv vaksinimi 69f7ac4cc55d5
Lajmi i mëparshëm

Përfshirja e të gjithë vaksina në RMV është nën pragun prej 95 përqind, rritje e vogël tek HPV vaksinimi

i mituri u transportua te spitali i traumes reagon ministria e shendetesise ne gjendje te rende ka demtime te shumta 69f7bf901bcee
Lajmi i radhës

I mituri u transportua të Spitali i Traumës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Në gjendje të rëndë, ka dëmtime të shumta

Të fundit nga

ShkoLartë