Brooks Nader mahnit në festën e diskutueshme para Met Gala-s, teksa iu bashkua një sërë yjesh të tjerë të njohur që ishin gjithashtu të pranishëm.
Modelja dhe ylli i “Baywatch”, 29 vjeçe, u shfaq pa sytjena teksa kishte veshur një fustan të zi me dantellë dhe dekolte të thellë në festën e organizuar nga Jeff Bezos.
Pak ditë para natës më të madhe të modës, shumë yje u përgatitën dhe u shfaqën me stil në eventet para-festive në New York City, shkruan “The Sun”, transmeton “Bota sot”.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe biondja Brooks, e cila tërhoqi vëmendjen me një paraqitje sensuale, duke zgjedhur një fustan të zi të rrjedhshëm të zbukuruar me dantellë.
Brooks kishte zgjedhur të mos vishte sytjena, duke vënë në pah format e saj natyrale dhe dekoltenë e thellë.

Modelja e kompletoi pamjen me bizhuteri të shndritshme, duke vendosur një gjerdan diamanti dhe vathë të përshtatshëm.
Burimi: botasot.info


