gashi ne keshtjellen christiansborg pjese e pritjes me mbretin frederik

Gashi në kështjellën Christiansborg, pjesë e pritjes me Mbretin Frederik X

May 4, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Danimarkë, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar në ambientet mbretërore të kështjellës Christiansborg, me pjesëmarrjen e Shkëlqesisë së Tij, Mbretit Frederik X të Danimarkës.
“Në Danimarkë, pata nderin e veçantë të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar në ambientet mbretërore të kështjellës Christiansborg, me pjesëmarrjen e Shkëlqesisë së Tij, Mbretit Frederik X të Danimarkës.
Kjo mbrëmje e veçantë, që i paraprin Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, na bashkoi homologë dhe përfaqësues të lartë institucionalë, duke krijuar një hapësirë të vyer për dialog të hapur, shkëmbim përvojash dhe thellim të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Në këtë frymë, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për forcimin e vlerave demokratike dhe për avancimin e qëndrueshëm të rrugës sonë drejt integrimit europian”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

brooks nader terheq vemendjen ne festen para met gala s me paraqitje sensuale 69f7c14456dc4
Lajmi i mëparshëm

Brooks Nader tërheq vëmendjen në festën para Met Gala-s me paraqitje sensuale

pas lajmeve se po pergatiten dokumentet gruevski qasje selektive kerkoj hetim mbi rolin e ish prokurorise speciale publike sjo 69f7c86cb9e9b
Lajmi i radhës

Pas lajmeve se po përgatiten dokumentet, Gruevski: Qasje selektive, kërkoj hetim mbi rolin e ish-Prokurorisë Speciale Publike (SJO)

Të fundit nga

ShkoLartë