Trotuaret e stërmbushura me vetura vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve

min lexim

Mungesa e tortureve po vështirësojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve në Prishtinë. Në shumë raste trotuaret janë shumë të ngushtë dhe kalimi bëhet i pamundur, pasi ato bllokohen edhe nga parkimi i automjeteve, derisa qytetarët duke rrezikuar detyrohen të dalin në rrugët e destinuara për automjete.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi tha se për problemin e kamotshëm të qytetarëve, konkretisht mungesën e trotuareve, janë në fazën e analizimit e këtyre hapësirave.

Dushi i cili gjatë javës që shkoi ishte prezent gjatë zgjerimit të trotuareve tek parku i kryeqytetit, tha se ai nuk do të jetë aksioni i vetëm në zgjerimin e hapësirave publike.

Dushi: Aksionet do të vazhdojnë varësisht nga prioritetet të cilat i ka Komuna e Prishtinës

“Jemi në fazën e analizimit të gjitha këtyre hapësirave, trotuareve të ozurpuar nga veturat apo nga ekspozimi i mallrave të dyqaneve të ndryshme në trotuare. Ne kemi filluar në disa raste edhe rasti i parkut të qytetit është njëri prej tyre që ka për qëllim lirimin e trotuareve, kështu që aksione të tilla do të vazhdojnë varësisht nga kërkesat ose prioritetet të cilat i ka komuna e Prishtinës. Gjithmonë kanë faj sepse trotuaret janë për qarkullimin e këmbësorëve dhe në asnjë mënyrë për parkimin e veturave. Gjobat, përgjegjësia për parkingjet ilegale të veturave në qytetin e Prishtinës do të them së është përgjegjësi e Policisë së Kosovës, prandaj kemi bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës. Po synojmë që përmes një bashkëpunimi të ndërsjellët por edhe përmes projekteve konkrete të komunës për aq sa mundemi të lirojmë hapësira të trotuareve”, foli ai.

E për kohëzgjatjen e këtyre aksioneve për lirimin e të gjitha trotuareve, Dushi nuk mundi të thotë një kohë të saktë por pohoi se aksionet do të jetë të vazhdueshme.

Ndërkohë, qytetarët thonë se trotuaret janë të ngushta dhe qytetarët parkojnë aty ku nuk ka të vendosura shenja apo mbrojtëse të ndryshme. Kurse, janë bërë propozime që trotuaret të jenë më të lartë se sa rruga, si dhe të ndahen me mbjelljen e drunjëve të ndryshëm.

Besim Elshani tha se trutuarët janë të ngushta dhe duhet të gjenden më shumë vende për parkingje.

Elshani: Është detyrë e komunës me vendos shenjat se ku të drejtë të parkohet dhe ku jo

“Trotuaret janë të ngushta, veturat po i parkojnë në trotuare ku nuk janë të vendosura mbrojtëset. Po ashtu, është detyrë e komunës me vendos shenjat se ku të drejtë të parkohet dhe ku jo. Njerëzit kanë halle se ku do t’i vendosin veturat, mirëpo shenjëzimi nuk është i duhur. Mund të bëjnë parkingje nëntokësore dhe më të mëdha siç është bërë në Fakulteti Filologjik por për mendimin tim është duhur të bëhet minimum pesë katë që të jetë mundësia me madhe për t’u parkuar”, tha qytetari.

Qytetari tjetër, Nuri Bexheti, u shpreh se policia duhet të jetë më shumë prezent në vendet ku bllokohet trotuari për këmbësor, sidomos para shkollave.

Bexheti: Pjesa ku është strikt për këmbësor mos të zihet, të shtohet zinxhiri më i madh i makinave

“Në pjesën e vjetër të qytetit që jetoj tek shkolla “Elena Gjika”, shoh disa deviacione që nuk më duken normale, aty ku është shkolla si është e mundur që në trotuaret para shkollës ku rruga është shumë e ngushtë të ketë të parkuara veturave dhe krijohet një kaos urbanistik. Policia duhet të jetë sa më shpesh prezent, të paktën para shkollës të jetë e lirë, që qytetarët të lëvizin në atë hapësirë të ngushtë shlirshëm. Pjesa ku është strikt për këmbësor mos të zihet dhe të shtohet zinxhiri më i madh i makinave. Megjithatë 24 orë ka makina të parkuara”, u shpreh ai.

Prindërit ankohen se përballen me shumë probleme teksa po dalin me karroca me fëmijët e tyre. /D.Gashi/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërkohet në Angli dhe Francë!

Story i radhës

Gjiko: Elita është shtatzënë për herë të tretë! (VIDEO)

Të fundit nga