Gjiko: Elita është shtatzënë për herë të tretë! (VIDEO)

Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar.

Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës. Mirëpo, a është në planet e çiftit një fëmijë i tretë?

Në lidhje me këtë temë ka ngritur dyshime një video e fundit e cila po qarkullon kudo, ku duket Elita me një mikrofon në dorë duke i drejtuar pyetje Gjikos.

“Çfarë na zbulon ndonjë ekskluzivitet sonte”, pyet moderatorja.

“Elita është shtatzënë për herë të tretë”, është shprehur papritur këngëtari duke u larguar shpejt nga kamera.

IMG_0022

Kjo deklaratë e Gjikos nuk ka kapur të papërgatitur vetëm ne, por edhe vetë Elitën.

Moderatorja nuk ka vonuar duke e mohuar këtë deklaratë, ku shtoi se ndihet më në formë se kurrë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trotuaret e stërmbushura me vetura vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve

Story i radhës

Covid rriti numrin e aborteve/ U shtuan edhe lindjet e parakohshme

Të fundit nga