Tri propozimet e formatit të Kupës së Botës së ardhshme

Organizimi i Kupës së Botës në Katar ishte për shumë muaj një nga temat më të nxehta të diskutimit duke gjetur shpesh herë kontestime të ashpra për shumë arsye. Megjithatë gjithçka përfundoi e tani vëmendja do të jetë tek kupa e ardhshme e botës që do të luhet në 2026.

Kanadaja, Meksika dhe Shtete e bashkuara të Amerikës janë tre vendet që do të presin eventin futbollistik më të madh në planet pas 4 vitesh. Në 16 qytete të ndryshme do luhet Kupa e Parë e Botës me 48 skuadra, një risi që pritet të sjellë revolucionin në këtë kompeticion.

Mbetet për t’u përcaktuar formati i rrugës drejt finales, teksa janë disa mundësi të ndryshme.

Në idenë e parë nga 12 grupet që do të jenë në total, dy skuadrat e para të çdo grupi do të kalonin më tej, së bashku me 8 ekipet më të mira të vendeve të treta, duke plotësuar grupin e 32 skuadrave që do të nisnin rrugëtimin e tyre me eliminim drejt finales me eliminim direkt. Një skemë e aplikuar dhe në kampionatin europian.

Mundësia e dytë është që tetë ekipet e parat më të mira të shkojnë direkt në fazën e 16-sheve, ndërsa katër të tjerat së bashku me 12 ekipet e dyta të luajnë së bashku për të përcaktuar ekipet e tjera që kalojnë fazën, por kjo do e reduktonte numrin e ndeshjeve në 94.

Opsioni i tretë është ndarja e skuadrave fituese në dy grupe dhe dy grupe me nga 12 ekipe dhe dy ekipet më të mira të secilit grup të luajnë gjysmëfinalet dhe finalen, por kjo do të eliminonte vendet e treta.

Në Katar i gjithë botërori u luajt në 29 ditë, ndërsa pritet që pas katër vitesh Kupa e botës të shtrihet në 33 ditë, por kjo do e çonte në 6 numrin e ndeshjeve në ditë, çka mund të jetë e vështirë për të fiksuarit pas sportit që t’i ndjekin të gjitha ndeshjet.

Problematika mund të lidhet me oraret e ndeshjeve për shkak se do të duhej një përshtatje për vendet europiane, për shkak të diferencës së lëvizjes së orës mes Amerikës dhe Europës.

Ekipeve po ashtu do u duhet që të udhëtojnë shumë për të luajtur ndeshjet e tyre për shkak se ndryshe nga botëroroi i Katarit, distanca mes stadiumeve është tepër e madhe, çka mund të sjellë lodhje tek skuadrat. Megjithatë e sigurt është që një tjetër botëror për të cilin do të flitet shumë duket në horizont.

Me rritjen e numrit të skuadrave pjesëmarrëse në finalet e një kupe bote do te rritet dhe mundësia që edhe Shqipëria të marrë pjesë për të parën herë në kompeticionin më të madh futbollistik në planet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tre shenjat që tregojnë se romanca juaj është drejt përfundimit

Story i radhës

Përfshirja e Dallëndyshe Bicit në aferat korruptive/ Murati: Skandal! Nuk pres reagim nga IKMT, por nga drejtësia

Të fundit nga