Kremlini i përgjigjet akuzës se po përdor armë kimike në Ukrainë

Kremlini ka mohuar akuzat e bëra nga ShBA-ja se Rusia ka shkelur një traktat ndërkombëtar duke përdorur armë kimike në Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Rusia kishte vendosur kimikalin mbytës kloropicrin kundër trupave ukrainase.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha sot se akuzat ishin “të pabaza” dhe se Moska mbetet e lidhur me detyrimet e saj sipas traktatit që ndalon armët kimike.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kloropicrin është irritues “me karakteristika të një gazi lotsjellës” – ai është ndaluar për përdorim ushtarak që nga Lufta e Parë Botërore, shkruan Skyneës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kuvendi po shkel të drejtën e diasporës për të votuar”, Alibeaj: Po goditen me thikë pas shpine shqiptarët! Misioni ynë…

Story i radhës

Vanessa Bryant poston një mesazh rrëqethës për ditëlindjen e së bijës së ndjerë, Gigit

Të fundit nga