Ali Ahmeti-Qytetar Nderi i Tiranës, Rama: Personalitet i rrallë, i dëshmuar në luftë e në paqe

Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për shpalljen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti “Qytetar Nderi”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është nder për Shqipërinë që një personalitet si Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi, duke marrë parasysh historinë e tij në luftë dhe në paqe, si dhe aktivitetin politik për barazi dhe faktorizim të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk flas shkurt mirëpo sot asesi të flas shkurt sepse duhet shumë fjalë për Ali Ahmetin. Sot Tirana nderon një nder shqiptarët më të mirë të historisë sonë kombëtare, një historia e shkruar me mund dhe sakrificë. Nuk ka tjetër komb në Ballkan që e ka vuajtur më shumë përçarjen ndërmjet vete dhe askund nuk ka sunduar më shumë sundimi përmes përçarjes. Ali Ahmeti është emër që luftoi për liri, barazi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i cili vendosi në atë shtet domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si popull shtetformues. Kur jemi në fushatë të zgjedhjeve në Maqedoni, ju them qytetarëve atje të mos ndikohen, por të mborjnë interesin e shtetit dhe mireqënien e tyre dhe të vendit. Për fund them, djemtë e duan pushtetin për tu njohur nga të tjerët, kursë burrat për të bërë për të tjerët”, deklaroi Rama.300x250

Story i mëparshëm

Zvicra thotë se Rusia nuk është e ftuar aktualisht në bisedimet e paqes për Ukrainën

Story i radhës

Alarmon deputetja britanike: Ballkani mund të bëhet arenë e konfliktit të tretë të madh global

Të fundit nga