Trashëgimia e sjelljeve banale!

November 6, 2022
min lexim

Armiku nuk e ndihmon rritën tënde përparimin tënd, ai nuk të ngre përdore kur ti rrëzohesh për toke! Ai nëpërkëmbë rritën tënde, përparimin tënd, dhe nuk s’ngopet asnjëherë!

Shitet si engjëll, kur ti pajtohesh me nënshtrimin, gëzohet kur ti nuk din ta ruash dhe ta mbrosh të drejtën dhe lirinë e shtetit tënd të gjakosur!

Pushka e lirisë dhe ndihma e Amerikës e zvogëloi madhështinë e armikut tonë, madhështi kjo ngulitur në trurin e gjeneratave!

Kjo sjellje zori e përulësisë na është mbjellë në oborrin tonë, njëherit është pengesë për një bindje kolektive, që të mendojmë mbarë dhe mirë për shtëpinë tonë, për lirinë tonë!

Jemi pajtua nga zori me varësinë ndaj të fortit. Kjo nuk është diçka e re për popullin tonë të shtypur, është një përsëritje në vazhdimësi! Serbi na thoshte, fol serbisht që të kuptojë e tërë bota, kjo është e freskët për të gjithë neve!

Kemi edhe shprehje të tjera nga gjeneratat e vjetra, kur bie fjala për një peshë të rëndë që nuk lëvizet dot nga një person, por duhen shumë të tjerë!

E kam dëgjua këtë shprehje; ”s’ka turk që e lëvizë nga vendi” është tepër e rëndë..

Këto sinonime të varësisë nga të mëdhenjtë na janë ngulitë ndër breza! Njëherit na janë bë një lloj pragu i pa kalueshëm, një pengesë për vendime të përbashkëta si shqiptarë!

E vërteta për të gjitha këto sjellje të robit ishte dashtë të deshifrohet ndryshe në këto dekadat e fundit, sepse liria personale e individit u përbashkuar me shumicën absolute të kombit!

Sakrifica personale e shqiptarit nuk ka munguar, edhe pse, asaj me lehtësi i janë thyer brinjët, dhëmbët dhe dhëmballët!

Kjo dhunë, ky terror mbi shqiptarin e vetmuem ishte daulle për të gjithë shqiptarët!

Ky efekt i armikut është shoqëruar me pasojat e asaj zbehtësisë kolektive!

Kush e ka dëgjua klithmën famëkeqe, “vrima e miut treqind groshë”, me lehtësi e kupton sjelljen e opozitës së sotme ndaj qeverisë së Albin Kurtit!

Vetëm vazhdoni se vërtetë jeni duke mbrojtur vetëm vetveten!

Dt: 06.11.2022

Hamdi Rafuna

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kujdes me vjehrrin! Horoskopi i kësaj jave paralajmëron këtë shenjë: Kontrolloni emocionet në vendin e punës

Story i radhës

Pse është kaq e rëndësishme t’i thoni partnerit ‘faleminderit’ pas çdo gjesti sado të vogël

Të fundit nga

ShkoLartë