ademi e quan gabim deklaraten e maqedoncit per kohen se kur do vijne javelinet 676e05538533f

Ademi e quan gabim deklaratën e Maqedoncit për kohën se kur do vijnë Javelinët

December 27, 2024
1 minut lexim

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mensut Ademi e ka quajtur të gabueshme deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, se një pjesë e sistemit Javelin do të vijnë në Kosovë në vitin 2025.

Ai ka thënë se informacione të tilla nuk duhet të jepen në publik, sepse siç ka thënë ai më këtë ndihmohet armiku.

“Nëse një ministër tregon se çfarë ka FSK-ja e ka rreziku komandantin me gjithë ushtarët e vet. Në aspektin shkencor thuhet që strategjinë e shtetit, institucionet e tua, vendet elite nuk duhet të tregohen se çka ki. Ajo është forca e jote. Çka ka me dal ministri sa Javelina kanë me ardhur “, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka thënë se presin që gjatë vitit 2025 një pjesë të sistemit Javelin, të blerë në SHBA t’i kenë në Kosovë.

Ai ka thënë një nga bisedat gjatë vizitës që do ta ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në janar do të jetë edhe çështja e ardhjes së sistemit Javelin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

armand shkullaku spak nuk zberthen skemen e inceneratorit 676dfbf34d2c9
Story i mëparshëm

Armand Shkullaku: SPAK nuk zbërthen skemën e Inceneratorit

skenaret nuk eshte fantashkence por nje mundesi reale cfare do ti ndodhte tokes nga nje stuhi diellore ekstreme 676e42438687f
Story i radhës

Skenarët/ Nuk është fantashkencë, por një mundësi reale! Çfarë do t’i ndodhte Tokës nga një stuhi diellore ekstreme

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë