syzet inteligjente ray ban behen me ekrane televizive 676dede2aa5d5

Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”

December 27, 2024
1 minut lexim

Ekranet ka shumë të ngjarë të përdoren për të shfaqur njoftimet dhe përgjigjet që vijnë nga asistenti virtual.

Meta duket se po përgatitet të shtojë didplay në linjën e saj të njohur të syzeve inteligjente Ray-Ban, sipas Financial Times (FT).

Këto ekrane mund të shfaqen në versionet e ardhshme të pajisjes, që në fillim të vitit të ardhshëm. Zbatimi i mundshëm i këtij përmirësimi është gjysma e dytë e vitit 2025.

Sipas burimeve me njohuri mbi planet e Metës, ekrani do të jetë më i vogël në përmasa dhe ka shumë të ngjarë të përdoret për të shfaqur njoftimet ose përgjigjet nga asistenti virtual i AI-së së Metës. Tani për tani, nuk besohet se Meta do t’i bëjë këto syze një pajisje të vërtetë të realitetit miks.

Syzet inteligjente Ray-Ban janë një sukses i papritur për Metën. Sipas shumë reagimeve të përdoruesve dhe ekspertëve, ato duken të shkëlqyera dhe ofrojnë performancë të respektueshme.

Modeli aktual përfshin gjithashtu kufje në vesh, kamera, mikrofona dhe akses në asistentin virtual të Metës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

salah e thyen rekordin e madh ne premierlige 676decf3a4d07
Story i mëparshëm

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

dashuria e vertete do te vije vetem pas zhgenjimit 676df25706444
Story i radhës

Dashuria e vërtetë do të vijë vetëm pas zhgënjimit…

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë