Tragjedi në Shkup! U ndal ta ndërrojë gomën e veturës, vetura tjetër e përplas për vdekje

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime pas aksidentit të sotëm në Shkup. Viktima ishte ndaluar të ndërrojë gomën e makinës skaj rrugës. Një tjetër shofer u ndalua t’i ndihmojë. Teksa kanë punuar ta ndërrojnë gomën, një shofer 18 vjeçar i ka goditur me shpejtësi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas është kthyer, ndërsa automjeti është gjetur në vend tjetër, përcjell Klan Macedonia.

Marketing

“Sot (10.12.2022) rreth orës 06:10, SPB Shkup ka raportuar se në Bulevardin Kiro Gligorov ka pasur një aksident trafiku. Sipas raportit, B.S (53) është ndalur me automjetin e tij “Fiat Punto” me targa të Shkupit, pasi i ka shpërthyer goma, pas së cilës në ndihmë i ka ardhur N.S. (29) nga Shkupi. Sipas njoftimit, teksa po tentonin të ndërronin gomën i ka goditur automjeti i pasagjerëve “Ford Fiesta” me targa të Shkupit i drejtuar nga N.L. (18) nga Shkupi, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është kthyer pa automjet. B.S ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa N.S. është transferuar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Automjeti “Ford Fiesta” është gjetur në bukevardin ASNOM. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./

Story i mëparshëm

Me këtë Qeveri krimi dhe korrupsioni vetëm po thellohen

Story i radhës

A ka përfunduar ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit? Përgjigjet ministri Sali

Të fundit nga