Me këtë Qeveri krimi dhe korrupsioni vetëm po thellohen

Paralajmerimi i Uashingtonit se një ekip amerikan për luft kundër korrupsionit dhe krimit do të hetojnë punën e zyrtarëve të kaluar dhe të tanishëm, tronditi skenën politike në vend.

Marketing

Pasi qeveria njoftoi se ndan vizionin e amerikanëve për sundimin e ligjit, lideri i opozitës maqedonase Mickoski me vlersim se me këta njerëz në institucione, korrupsioni dhe krimi vetëm sa mund të thellohen ndërsa zgjidhjen e vetme e sheh në zgjedhjet e parakohshme, pas të cilave pretendon se nuk do të ketë zyrtarë të paprekshëm.

“Me këta njerëz në këto institucione jo vetëm nuk ka shpresë, por korrupsioni dhe krimi vetëm sa mund të thellohet. Çdo ekip hetuesish të nisë fillimisht nga Qeveria, prandaj them që sa më shpejt të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare me njerëz të rinj në krye të atyre institucioneve, aq më shpejt do të gjejmë zgjidhje për këtë krim dhe korrupsion” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pas dilemave në opinion nëse ky ekip amerikan do të bëjë presion diplomatik mbi opozitën për amendamentet kushtetuese, Mickoski vetëm ka theksuar se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të mbetet i bashkuar dhe nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj kërkesës bullgare.

“Ky ekip për të cilin ju thoni se ka ardhur këtu, supozoj se do të përndjekë krimin dhe korrupsionin, nuk do të bëjë presione politike. Dua ta ndaj edhe njëherë me opinioni edhe pse ne e kemi dhënë qëndrimin tonë për këtë çështje. Kjo përbërje e Kuvendit nuk do t’i sjellë ato ndryshime kushtetuese në kushte dhe rrethana të tilla, nën diktatin bullgar. Që të jeni të lehtësuar, nëse fillon procedura, ja ku po ju them se do të jetë e pasuksesshme” – deklaroi Mickoski.

E përderisa Mickoski nuk pret që ky ekip t’i bëjë presion për ndryshimet kushtetuese, Qeveria dhe ministrat e kanë mirpritur ardhjen e hetuesve amerikanë me qëndrimin se çdo ndihmë është e mirëseardhur, edhe pse sigurojnë se edhe institucionet vendase po bëjnë punën e tyre.

Pasi nga ndërkomëbtarët u vu në pahë rritja e korrupsionit, ambasadorja amerikan Ageler paralajmëroi se sistemi i drejtësisë në vend ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin ndërsa ambasadorët evropianë me porosi se vendi duhet të bëjë më shumë përpjekje për rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Story i mëparshëm

Skuadra shqiptare synon mrekullinë në Tel Aviv

Story i radhës

Tragjedi në Shkup! U ndal ta ndërrojë gomën e veturës, vetura tjetër e përplas për vdekje

Të fundit nga