Kush është “i forti” me disa emra që u vu në pranga në Itali

Policia e Shtetit

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 6”.

I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda, arrestohet 29-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras.

Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Story i mëparshëm

Avokati i Popullit: Çështja e të zhdukurve të mos futet në dialog si kompromis por si detyrim e prioritet

Story i radhës

Çmenden ndjekësit/ Kjo është banorja e BBV3 që kryeson këtë javë në “Instagram”!

Të fundit nga