Rama: Shtatorja e heroit të kombit, Adem Jashari së shpejti në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatoren e heroit të Kombit “Adem Jashari”.

Rama ka bërë të ditur se sot ka takuar Bekim Jasharin, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatores.

Ndërsa, ka thënë se për kryeqytetin është privilegj por dhe përgjegjësi, ta ketë shtatoren e Adem Jasharit.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin. Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari. Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka shkruar Rama në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hapet rast ndaj ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, kjo pasi ai dha një intervistë për mediat atje

Story i radhës

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

Të fundit nga