Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Trajneri Zinedine Zidane, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve me klubin e Real Madridit një herë si lojtar dhe tre herë si trajner, beson se ish-klubi i tij do ta mposht Bayernin në ndeshjen kthyese.

Zinedine Zidane ishte i pranishëm në Miami për të parë Formula 1, kur u pyet lidhur me ndeshjen.

Zidane ka thënë se Reali do të kalojë tutje, por ka pranuar se do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Real Madridi do të kalojë tutje, të paktën unë shpresoj kështu. Por do të jetë një lojë e vështirë. Përgjithmonë Hala Madrid”, shtoi në fund të intervistës së tij Zidane për Sky Sport.

Story i mëparshëm

U akuzua se kishte një fëmijë të fshehtë, Drake: Dikush të gjejë vajzën time

Story i radhës

Analisti nga Beogradi: Nuk do të ketë më BE, ja strategjia e re e Vuçiqit dhe Orbanit

Të fundit nga