U akuzua se kishte një fëmijë të fshehtë, Drake: Dikush të gjejë vajzën time

Duke marrë parasysh sherret mes Drake dhe Kendrick Lamar duket se dyshja nuk do të ndalet ndonjëherë.

Ata vazhdimisht kanë lëshuar fjalë e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Drake e ka akuzuar reperin për dhunë në familje dhe Lamar ka pretenduar se reperi ka një ‘vajzë të fshehtë’. 

Në këngën e tij më të re, “Not Like Us”, Lamar vazhdoi të paralajmëronte çdo grua të interesuar për Drake që “vetëm sigurohuni që të fshihni motrën tuaj prej tij”. Ai vazhdoi të tallej me albumin e artistit “Certified Lover Boy”, duke i thënë: “Pedofil i certifikuar’. 

Pas akuzimeve të ngritura nga Lamar për Drake lidhur me vajzën e fshehtë të këtij të fundit, Drake ka bërë një reagim teksa thotë: “Nëse dikush mund të gjejë vajzën time 11-vjeçare, do ta lë repin dhe do të vij të punoj për ty!”

Story i mëparshëm

“Vajza e hallës shkonte me burrin tim”, 53-vjeçarja iu përgjigjet akuzave: Ndjej neveri! Kushërira më ka vënë duart më fyt

Story i radhës

Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Të fundit nga