Tolgahan Sayisman shpërthen në lot, arsyeja është i ati

1 minut lexim

Tani që është baba i dy fëmijëve, aktori i njohur Tolgahan Sayisman është bërë edhe më i ndjeshëm, sepse kjo nuk u ndodh vetëm nënave.

I ftuar së fundi në një program televiziv, Tolga u përlot në një moment ndërsa kujtoi të atin dhe gabimet që ka bërë me të.

“Fjala baba më sjell në mendje gabimet që kam bërë ndaj tim ati. Prandaj u preka. Nuk është vetëm babai arsyeja e emocioneve, por edhe gjëra të tjera. Kur të bëheni prindër, do t’i kuptoni disa gjëra. Ndodhi diçka që nuk e prisja, kemi përjetuar diçka kohët e fundit, prandaj u preka. Kur them emrin e Efehan, më kujtohet babi, kur them emrin e atij më kujtohen gabimet që kam bërë”,- tha Tolga.

Tolgahan dhe Almeda janë prindër të dy fëmijëve, Efehan dhe Alina, më e vogla që ka gëzuar familjen një vit më parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Story i radhës

Qytetari i sëmurë me kancer denoncon të vëllanë: Më mori 16 milionë lekë

Të fundit nga