Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike konsumatorët nga komunat e Kisella Vodës, Studeniçanit, Sopishtes dhe Karposhit, kumtojnë nga QRMK – Shkup.

Në periudhën kohore prej orës 05:00 deri në ora 09:00, një pjesë e konsumatorëve nga rr. “Boris Trajkovski” (kompani në vendbanimin Pinti, Komuna e Kisella Vodës), dhe nga ora 05:00 deri në ora 09:00 nga fshati Batincë dhe fshati Lubosh, Komuna e Studeniçanit.

Në periudhën kohore prej orës 08:30 deri në ora 14:00 në fshatin Sonja e Epërme nuk do të ketë energji elektrike. Ndërsa nga ora 08:30 deri në ora 13:00, në rr. “Ivan Mestroviq”, nga nr. 1 deri në nr. 31, numrat tek, Komuna Kisella Vodë, derisa nga ora 09:00 deri në ora 15:00, rrugët “Gjeneva”, “Hagë” dhe “Dushko Bojkovski”, Komuna Karposh, si dhe nga ora 12:00 deri në ora 14:30 pjesë e fshatit. Markova Sushica, Komuna e Studeniçanit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk kanë fund telashet për Noizyn, dy ditë pas sherrit me reperin Cllevio i shpërthejnë me lëndë plasëse lokalin

Story i radhës

Tolgahan Sayisman shpërthen në lot, arsyeja është i ati

Të fundit nga