“Titanik”, LSDM: Mickoski duhet të jap dorëheqje, pranimi i fajësisë dëshmon krimet e VMRO-së

February 12, 2022
1 minut lexim

Pranimi i fajësisë së ish-zyrtarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së për rastin “Titanik” vërteton të gjitha mashtrimet zgjedhore, presionet ndaj qytetarëve, shantazhet dhe frikën që mbolli regjimi I Gruevskit, thuhet në reagimin e LSDM-së, pas seancës së djeshme në të cilët zyrtarët e VMRO-në pranuar fajësinë për manipulimet zgjedhore, shkruan Alsat.

Sipas LSDM-së, ky pranim i fajësisë nga majat e VMRO-DPMNE-së nënkupton vetëm një gjë – se VMRO-DPMNE me vite e ka shkelur vullnetin e qytetarëve dhe të gjitha ciklet zgjedhore në organizimin e tyre kanë qenë jolegjitime. U vërtetua se gjithçka që folëm, për kartat e identitetit në Qendër me qytetarë nga Pusteci, për abuzimet me listën zgjedhore, për çdo formë tjetër dhune zgjedhore, ishte e vërteta, ka deklaruar Kostadin Acevski nga LSDM-ja.

“Pranimi i fajit nga bashkëpunëtorët kryesorë të Gruevskit, për bashkim kriminal, mashtrim zgjedhor, blerje votash, ryshfet të materialit zgjedhor ose me një fjalë kriminalizimi i procesit zgjedhor nga VMRO-DPMNE flet qartë se kjo parti në pushtet nuk duhet kurrë më të vjen. Por ky është një problem i vogël. Problemi më i madh është se në Komitetin Ekzekutiv të Mickoskit dhe në grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së ende ka njerëz për të cilët ka disa akuza. Hristijan Mickoski, i cili ishte këshilltar i Gruevskit dhe sekretar i përgjithshëm i tij, duhet të dalë para qytetarëve dhe t’u kërkojë atyre falje publike. Të gjithë ata që janë të lidhur në çfarëdo mënyre me këta persona tashmë të dënuar që pranojnë fajin duhet të japin dorëheqjen urgjente”, deklaroi Kostadin Acevski, LSDM. /Alsat.mk

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DEX Trends in 2022: Greater Market Share, New Products, Familiar Challenges

Story i radhës

Publikohen pamjet rrëqethëse/ Tanket ruse nisen drejt Ukrainës, bota mban frymën para pushtimit

Të fundit nga

ShkoLartë