Publikohen pamjet rrëqethëse/ Tanket ruse nisen drejt Ukrainës, bota mban frymën para pushtimit

Janë publikuar pamjet, që shfaqin tanket ruse drejt Ukrainës, derisa tensionet po rriten.

Pamjet e publikuara supozohet se tregojnë qindra automjete ushtarake ruse që po shkojnë drejt Ukrainës, derisa bota mban frymën mes frikës së një pushtimi të afërt, raporton express.uk, përcjell Bota sot.

Qindra tanke, automjete të blinduara, kamionë dhe ajo që duket të jetë një mjet raketor në dhjetëra video të ngarkuara në kanalet e mediave sociale, pretendohet se janë nga qytetet kufitare ruse pranë Ukrainës lindore. Trupat e armatosura dhe madje edhe trenat që bartin shumë pajisje ushtarake shfaqen gjithashtu dukshëm në klipet nga TikTok, Instagram dhe Snapchat, përcjell Bota sot.

Image

Dhjetëra automjete duket se janë të ngarkuara në pjesën e pasme të një treni

Video rrëqethëse nga qytetarët rusë pretendojnë se tregojnë një sërë skenash që tregojnë shkallën e madhe të operacionit ushtarak rus në kufirin e Ukrainës.

Klipe të tjera supozohet se tregojnë tanke të mbledhura në mes të qendrave të qyteteve të mbuluara me borë, me trupa të dukshme në rrugë.

Ndërsa në një klip, një shofer dhe një shok udhëtojnë në një rrugë duke filmuar dhjetëra e dhjetëra kamionë të rreshtuar në anë të një autostrade.

Edhe të paverifikuara, klipet ofrojnë një pasqyrë shqetësuese për atë që mund të ndodhë në Rusi derisa bota ndodhet në prag të luftës.

Vëzhguesit besojnë se deri në 200,000 trupa ruse mund të rreshtohen përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Shumë shtete u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen sa më parë nga Ukraina dhe të mos presin evakuuimin ushtarak./Botasot

Pamjet KETU

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Titanik”, LSDM: Mickoski duhet të jap dorëheqje, pranimi i fajësisë dëshmon krimet e VMRO-së

Story i radhës

Formacionet zyrtare Villareal-Real Madrid

Të fundit nga