Tirana dhe Prishtina për të ardhmen e vendit duhet t’i kenë pikat orientuese të përbashkëta kombëtare!

Po e them edhe këtë për politikë dhe do të mundohem mos me komentua rreth politikës, e di që shumë njerëz nuk do të pajtohen me këtë mendim, nuk po them kështu sepse dëshiroj të jetë kështu, por po më duket që është kështu, në vija të trasha;

1. Kosova Republikë ishte synim në kuadër të ish Jugosllavisë që të barazohemi me republika të tjera, pasi Jugosllavia u shpartallua synimi final i Kosovës do të duhej të ishte qe të kthehet nën sovranitetin e Shqipërisë e jo të bëhet shtet në veti!

2. Pas luftës se vitit 1998, dhe pasi politikisht u “detyruam” të bëhemi shtet në veti gabim i pa falur ishte ku Kosova hoqi identitetin e shqiptarëve dhe zyrtarisht e ndërkombëtarisht na pagëzoi në Kosovar, si komb i ri, na i hoqën flamurin dhe himnin kombëtar! Ky gabim me pasoja te mëdha shtrenjtë do të na kushton! Askush s’ka te drejt 2 milion shqiptarëve me ua ndërrua kombësinë!

3. Pas vitit 2000 privatizimi u zhvillua në formë mafioze u shkatërrua totalisht industria dhe ekonomia e Kosovës, Kosova u be një “pazar” treg ballkanik ku krejt sjellin e shesin produktet e tyre. Nuk ka prodhime vendore.

4. Strukturat politike nuk ishin në nivel të detyrës, pozitat u kapen në emër të “meritave të luftës”, por jo edhe me vlera profesionale si në politikë, ushtri, polici, media, arsim, burgje e gjykata.

5. Pas vitit 2000 u formuan dy parti politike ( të krahut të luftës ) ku rritën numrin e veteraneve shkaku i rritjes se atyre dy partive, pa menduar se do të vije koha me u paguar veteranet. Kur u dashtë me e pastrua listën kishin vështirësi me ua marrë statusin atyre qe ua kanë dhen me para dhe me interes! Nuk guxonin me i publikua emrat e tyre dhe u mbyll ajo afër edhe me veteran te rrejshëm, mbet lista laraman.

6. Qeverisje e vendit pas vitit 2000 kurrë nuk ishte stabile, mungon edukata politike, prandaj u bënin koalicione të pa logjikshme, kryetar te pa dinjitetshëm te shtetit, shpesh u rrezonin qeveritë, mungojnë kuadro diplomatike për përfaqësues diplomatik te shtetit, për ambasador në botë.

7. Mungesa e stabilitetit ekonomik detyron rinin te ikin jashtë vendit, largohen edhe fuqitë e kualifikuara punëtore, pra popullata që u largua nga Kosova u ngrit në numër tepër alarmant, njeherit bie edhe nataliteti, zvogëlohen familjet shkaku i kushteve te dobëta ekonomike.

8. Ka degradim dhe dëmtim serioz te ambientit, te pyjeve, ujërave dhe ajrit. Ka ndotje te madhe vizuale, ndërtime te shumta pa plane, pa kushte pa kualitet dhe cilësi adekuate, pa respektim të normave për hapësira te gjelbra, parkingje, salla te evakuimit dhe te strehimit te banorëve aty ne situata te rrezikun te tyre ne banesa!

9. Nuk ka përparim në politikën ndërkombëtare, nuk ka anëtarësim të Kosovës ne organizatat te nevojshme ndërkombëtare, s’ka njohje te reja, krijohen gjykatat qe nga viti 2000 akuzohen dhe gjykohen luftëtarët e UÇK-së, nuk gjinden personat e zhdukur, nuk ka përparim në bisedime me Serbinë.

10. Nuk ka unitet politik brenda Kosovës, nuk ka koordinim dhe bashkëpunim korrekt dhe te duhur me shtetin Shqiptar në asnjë aspekt, Nuk ka pika orientuese kombëtare pas vitit 2000 as nga Shqipëria e as nga Kosova për të ardhmen e kombit, nuk funksionojnë Akademitë e Shkencës dhe Artit si një trup kombëtar, nuk kanë bashkëpunim dhe koordinim të duhur mes tyre.

11. Investimet, ndërtimet, ngritja e standardit jetësor në Kosovë varen nga diaspora, po të hynte Kosova në BE do të hiqeshin të hyrat buxhetore nga doganat, Kosova do te kishte edhe me tepër vështirësi për stabilitet ekonomik, kjo një arsye pse BE nuk ngutet te na anëtarëson aty!

Me të gjitha këto dobësitë që i përmenda ka edhe shumë të mira që i solli liria por ato janë normale dhe nuk po i përmendi për momentin.

Nëse vazhdojmë me të gjitha këto probleme tonat të brendshme, nëse nuk koordinohemi me Shqipërinë për te gjitha ecurit kombëtare të përbashkëta, besoj se Kosova do të vije në atë nivel ku ndërkombëtarët do ta konsiderojnë si vend të pa aftë te jetë shtet stabil dhe i sigurte, në të njëjtën kohë ecurit diplomatike te Serbisë do te ndikojnë qe do të detyrohemi te rishqyrtojmë statusin e Kosovës e ai do të jetë ndarja e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë, e nëse e sjellim punën deri aty ne do te jemi humbës te mdhaj!

Për të mos ndodhe kjo, duhet me krijuar unitet kombëtar qeveria e Kosovës, pozitë opozitë te kenë qasje konstruktive ndaj problemeve, e jo te bëjnë me gishte ndaj njeri tjetrit, të mundohen si me i rrezua qeveritë por të angazhohen si me zgjedh problemet së bashkuar. Prishtina dhe Tirana duhet me i heq formalitet mes Kosovës dhe Shqipërisë, me funksionuar bashkë në praktik në politikë, ekonomi, kulturë, siguri sikur shtetet në BE, ti kemi vijat dhe synimet tona të përbashkëta kombëtare kah zhvillimi, përforcimi dhe kah bashkimi kombëtar atëherë dhe ashtu si ne dëshirojmë e jo të sillemi para aktit të kryer që do të ishte shumë i dobët për në.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Media gjermane: Koha për sanksione të ashpra të BE-së është tani, ndryshe nuk ndalet Putini!

Story i radhës

Mësohet se çfarë i tha Biden presidentit ukrainas në telefon

Të fundit nga