Thaçi: Gjyqtarët e dëmtuan Hazirin  

Boksieri Venhar Haziri po shënon rezultate të mira në boksin profesionistë.

Trajneri i Gjakovës 137, Hajdar Thaçi, tha se Haziri po vazhdon me formën e mirë, duke synuar që të jetë në renditjen sa më të mirë.

“Ky ishte meçi i 9-të në boksin profesional i Venhar Hazirit, ku meçi ishte shumë i fortë sepse kundërshtari kishte 8 fitore vetëm një humbje.

Humbjen e kishte në meçin e parë, tjerat gjitha fitore. Venhari e mposhti në të gjitha rundet me shumë pikë favor, sidomos në rundin e dytë e hodhi në KO dhe të gjitha rundet i fitoj por gjyqtarët ishin të gjithë të Austrisë dhe e dëmtuan. Kështu që ata e shpallën meçin baras.

Venhari është një boksier shumë i mirë dhe pritet shumë nga ai. Shpresojmë këtë vit të na sjell ndonjë titull të botës në vendin tonë”, thotë Thaçi për gazetën “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Momenti kur Ronela Hajati bën shqiponjën dhe valëvitet flamuri kombëtar shqiptar në “Eurovision 2022”

Story i radhës

Tërmet në Serbi

Të fundit nga