perplasje mes prokuroreve te spak per meten gazetarja zbardh detaje dumani mori ne dore frenat e ceshtjes 662d72b05a3d3

“Përplasje mes prokurorëve të SPAK për Metën”/ Gazetarja zbardh detaje: Dumani mori në dorë frenat e çështjes

April 27, 2024
1 minut lexim

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 të moderatores Nisida Tufa, ka komentuar akuzat e forta të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Lala theksoi se ka pasur përplasje brenda grupit të prokurorëve për rastin e Ilir Metës. Sipas saj, Meta kupton se në ç’drejtim po shkojnë hetimet për të, sa herë që thirret në SPAK një individ pranë tij.

Klodiana Lala: Nuk e kam dëgjuar zotin Meta në asnjë moment të thotë që prokurori i çështjes zoti Sotir Kllapi po ngre një akuzë. Drejtuesi i Prokurorisë është një individ, që në thelb nuk ka asnjë mekanizëm në dorë, përveç se udhëzimeve jodetyruese. Që do të thotë që në momentin që nuk bie dakord me një prokuror të caktuar për çështjen në fjalë bën një udhëzim jodetyrues dhe ky udhëzim jodetyrues shqyrtohet nga gjykata në raport me vendimin e prokurorit. Një udhëzim jo detyrues z Dumani e ka bërë në rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë z Ilir Beqaj. Kur prokurori i çështjes vendosi të mos kishte një masë sigurie për Beqajn, Dumani kishte një qëndrim të ndryshëm.

Mesa duket e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e zotit Meta. Sa duket ka pasur përplasje të fortë brenda grupit të prokurorëve për rastin e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi. Në këtë aspekt, Meta e ka gjuhën e ashpër ndaj z Dumani për shkak të qëndrimit të z Dumani si drejtues i Prokurorisë në raport me çështjen e tij. Unë jam kundër anatenimit të prokurorëve, sepse prokurori ngre akuzë, por akuzën e shqyrton GJKKO. Nuk mendoj se Meta ka spiunë te GJKKO. Sa herë që pyeten njerëz pranë tij, ai kupton pse po hetohet. Thelbi i hetimit ndaj Metës është pasuria.

MARKETING

RENT A CAR

familjaret e te zhdukurve pergatiten ta padisin serbine ne strasburg 662d6f2c66afe
Story i mëparshëm

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

erjola cmendet nga gezimi merr surprizen me te bukur ne bbv3 662d75f8749c1
Story i radhës

Erjola “çmendet” nga gëzimi! Merr surprizën më të bukur në BBV3

Të fundit nga

ShkoLartë