ne ferizaj nis kampionati i sivjetme ne automobilizem flet sadat rysha 662d79415d251

Në Ferizaj nis kampionati i sivjetmë në automobilizëm, flet Sadat Rysha

April 27, 2024
1 minut lexim

Të dielën nis Kampionati i sivjetmë i automobilizmit në Kosovë, me garën në disiplinën auto sllallom, që do të mbahet në Ferizaj.

Pas një pushimi relativisht të gjatë, garuesit tanë do t’u kthehen shtigjeve të garave me synimin për të tubuar sa më tepër pikë dhe renditje sa më të mirë në plasmanin gjeneral në fund të kampionatit.

Ajo që është me rëndësi të veçantë, organizatori, në këtë rast AK Ferizaj, vlerëson se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

Kryetari i klubit, Sadat Rysha, shprehet optimist se gjithçka do të shkojë siç është më së miri.

“AK Ferizaj i ka marrë me kohë të gjitha masat për të organizuar garën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe institucionet tjera relevante do të punojmë me përkushtimin më të madh që deri në përmbylljen zyrtare të garës, gjithçka të shkojë sa më mirë”, ka thënë Rysha për faqen zyrtare të FASK-ut.

Ai shpreson që interesimi i garuesve, por edhe i dashamirëve të auto sportit të jetë i madh.

Në orën 12:00 mbahet vozitja provuese, ndërsa 15 minuta pas përfundimit të saj fillon gara zyrtar.

MARKETING

RENT A CAR

erjola cmendet nga gezimi merr surprizen me te bukur ne bbv3 662d75f8749c1
Story i mëparshëm

Erjola “çmendet” nga gëzimi! Merr surprizën më të bukur në BBV3

nasa dhe nokia po dergojne rrjetin 4g ne hapesire cfare do te thote kjo per njerezimin 662d7d00a365b
Story i radhës

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë – çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë