Tetë vite pas turpit serb në Beograd! Qeti i drejtohet me dy fjalë ballistit 

1 minut lexim

Me 14 tetot të vitit 2014, e gjithë bota e pa turpin serb në Beograd se si i sulmuan dhe i rrahën futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2016. 

Ndeshja u ndërpre në minutën e 41-të mes Serbisë dhe Shqipërisë, pasi që në fushë futen huliganët serbë duke sulmuar futbollistët shqiptarë. 

Nga ana tjetër ndodhi mrekullia, droni zbarkoi në fushë me Flamurin e Shqipërisë Etnike, me portretet e patriotëve Isa Boletini dhe Ismail Qemaili. Droni e lëshoi Ismail Morina – Ballisti.

Kjo i tërboi shovenistët serbë.

Kryetari i tifozëve “Torcida” të Mitrovicës, Shefqet Begu – “Qeti”, ka dy fjalë të fuqishme për ballistin.    

“Sot 8 vite na ke bërë krenarë një komb të tërë.

Vepra jote përjetësisht nuk do të harrohet. Hallall o Trim Ballist Gogliqi Morina”, ka shkruar Begu në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Elon Musk është nën hetim nga autoritetet federale tha Twitter

Story i radhës

Samsung One UI 5.0 është i gjithë në shërbim të personalizimit

Të fundit nga