taravari pacientet nga kosova ne shkup paguajne njesoj si shtetasit e maqedonise se veriut 673923567117a

Taravari: Pacientët nga Kosova, në Shkup paguajnë njësoj si shtetasit e Maqedonisë së Veriut

November 17, 2024
1 minut lexim

Shkup, 16 nëntor – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët sonte është mysafir në, Oxygen, me Besim Dinën, i cili foli për fenomenin që tashmë njihet në rajon që shumë pacient nga vendet tjera të kërkojnë shpëtim edhe në spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Ai ndau me publikun në Kosovë edhe një nga arritjet më të mëdha të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në raport me pacientët nga Kosova, që deri para disa viteve pacientët nga Kosova paguanin taksa të dyfishta, por tashmë kjo çështje është e rregulluar. Një pacient nga Kosova paguan aq sa paguan një pacient nga Maqedonia e Veriut

“Fatkeqësisht shumë pacientë nga Kosova vijnë të shërohen në Maqedoninë e Veriut. Çdo herë njeriu kërkon shërim jashtë vendit. Nuk vijnë psh në Kosovë, por shkojnë në Turqi, Slloveni etj. Por shumë shqiptarë nga Kosova vijnë në RMV. Deri para një viti paguanin dyfish, por tani paguajnë njësoj si shtetasit e Maqedonisë së Veriut”, tha Taravari.

Taravari tha se ndjenë kënaqësi dhe ndjehet i vlerësuar që shëndetësia me të cilën ai udhëheq është në atë nivel që të jetë shpresë e shpëtim për shumë qytetarë edhe nga rajoni.

“Si ministër, sa më shumë që vijnë pacientë nga vende tjera, je i lumtur që e vlerësojnë shëndetësinë që e drejtoni në atë vend”, përfundoi Taravari.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

ferizaj vazhdon shkelqimin 67392178cbb70
Story i mëparshëm

Ferizaj vazhdon shkëlqimin

moti per neser vjen me surpriza ja cfare do te ndodhe me temperaturat 67392c1d0d3ff
Story i radhës

Moti për nesër vjen me surpriza, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Të fundit nga

ShkoLartë