Samsung One UI 5.0 është i gjithë në shërbim të personalizimit

Samsung zbuloi më shumë detaje rreth One UI 5, përditësimi i ri për telefonët Android që do të lançojë drejt fundit të muajit.

Seritë Galaxy S22 janë të parat që do të marrin përditësimin. Kompania do të vendosë fokus të lartë tek personalizimi, përfshirë ndërfaqjen e bllokimit të ekranit.

Përdoruesit mund të vendosin deri në 16 foto dhe video në këtë ndërfaqe ku secila shfaqet sa herë që ndizni ekranin.

Nga ana tjetër përdoruesit mund të lejojnë vetë Samsung që të përzgjedhë disa imazhe të kuruara. Janë 5 kategori imazhes si mace, qenë, kafshë, peizazhe dhe bimë ndërsa Samsung rifreskon koleksionin çdo dy javë.

Përdoruesit mund të personalizojnë sfondet, me dizajnë të ndryshme të orëve dhe njoftime në ndërfaqen e bllokimit të ekranit.

 

Samsung thotë se ka ridizajnuar njoftimet për ti bërë më intuitivë dhe më të lehtë për të marrë informacionin që keni nevojë. One UI 5.0 do të ketë butona më të mëdhenj të përgjigjes ose refuzimit të thirrjeve kur merrni një telefonatë që shfaqet si pop-up në ekran.

Duke folur për thirrjet, një funksionalitet i ri Bixby Text Call është shtuar. Përdoruesit mund tu përgjigjen thirrjeve duke shkruar një mesazh dhe Bixby ja lexon këtë mesazh telefonuesit.

Asistenti virtual gjithashtu mund të konvertojë atë çfarë telefonuesi thotë në text. Bixby Text Call u bë i disponueshëm në Korenë e Jugut që nga One UI 4.1.1 ndërsa një version Anglez vjen në 2023.

One UI 5.0, shëndeti dhe fitnesi

One UI 5.0 do të shkrijë menutë “biometrics and security” me “privacy” nga One UI 4.0 në një menu të vetme. Në aspektin e privatësisë, versioni i ri i Android do të tregojë një paralajmërim në ndërfaqen e shpërndarjes nëse beson se po ndani informacione të ndjeshme si foto të kartave të kreditit, lejedrejtimin, numrat personalë apo pasaporta.

Në aspektin e shëndetit, Samsung ka punuar me Google në platformën e quajtur Health Connect, një set API që ndihmon zhvilluesit Android të krijojnë eksperienca më të “pasura.” Do të ofrohen kontrolle të centralizuara për sinkronizimin e të dhënave mes aplikacioneve të shëndetit dhe fitnesit.

Bashkëpunimi Samsung dhe Microsoft

Falë bashkëpunimit me Microsoft, kur konfiguroni një kompjuter të ri Windows, mund të përdorni një kod QR për ta lidhur me telefonin. Automatikisht do të shtojë hotspot-in mobil në opsionin Wi-Fi të kompjuterit.

One UI 5.0 sjell një vijueshmëri të përmirësuar të aplikacioneve nga telefoni në desktop. Konkretisht mund të kaloni nga PowerPoint në telefon në aplikacionin desktop dhe të vazhdoni aty ku e keni lënë.

Nëse flasim për produktivitetin, taskbari i ridizajnuar i Z Fold 4 do të vijë në Z Fold dhe Tab S8 si pjesë e përditësimit Android 12L. Së fundi përdoruesit në këtë version të Android mund të kopjojnë tekst nga imazhet dhe ta ngjisin nëpër dokumente. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetë vite pas turpit serb në Beograd! Qeti i drejtohet me dy fjalë ballistit 

Story i radhës

Kush bën ligjin në një shoqëri demokratike

Të fundit nga