Elon Musk është nën hetim nga autoritetet federale tha Twitter

Elon Musk është nën hetim nga autoritetet federale lidhur me sjelljen e tij ndaj marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe të Twitter tha kompania e medias sociale në gjykatë ditën e Enjte.

Ndërsa padia e bërë tha se ai është nën hetim, nuk tregon saktësisht se ku është vëmendja e hetimeve të autoriteteve federale.

Twitter, kompani e cila paditi Musk në Korrik për ta detyruar të mbyllte marrëveshjen e nisur, tha se avokatët e CEOs të Tesla kishin refuzuar ti jepnin dokumentet që kishte kërkuar duke thënë se nuk mund të jenë pjesë e hetimeve.

Në fund të Shtatorit, avokatët e Musk kishin thënë se disa dokumente të kërkuara në gjykatë nuk do të paraqiteshin e një prej tyre ishte një draft i një email-i dërguar nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë dhe një prezantim slide i Komisionit Federal Tregtar.

Kërkesa për paraqitjen e dokumenteve ishte bërë më 6 Tetor, ditën kur Musk kishte ndryshuar mendje dhe pranuar të vazhdojë me marrëveshjen.

Alex Spiro, një prej avokatëve të Musk tha se janë ekzekutivët e Twitter ata që po hetohen nga autoritetet federale.

Musk ka afat deri më 28 Tetor për të mbyllur marrëveshjen. Nëse nuk arrihet deri atëherë, një gjyq do të caktohet në Nëntor. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Studimi: Shenjat e kësaj sëmundje vdekjeprurëse mund të dallohen 9 vjet para diagnozës

Story i radhës

Tetë vite pas turpit serb në Beograd! Qeti i drejtohet me dy fjalë ballistit 

Të fundit nga